Ekipi i mjekëve të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka finalizuar me sukses një ndërhyrje kardiokirurgjikale mjaft komplekse.
Përmes një postimi në rrjete sociale kryeministri Edi Rama thotë se “ndërhyrja u realizua nëpërmjet një metode shumë efikase: riparim i valvolës së aortës me unazë sub koronare sipas metodës së Lansac”.
"Ajo që e bën të rrallë është se kjo ndërhyrje kardiokirurgjikale është realizuar për herë të parë në Shqipëri", shkruan Rama.
Një prej doktorëve që ka realizuar ndërhyrjen Klodiam Krakulli tha se “valvula e e aortës është një kirurgji më sfiduese sepse për nga vetë anatomia ajo është më komplekse".
"Ne kemi realizuar një teknikë inovative që quhet riparim i valvulës së aortës sipas teknikës së rimodelimit, e përforcuar kjo me një unazë nënvalvulare”, shtoi ai.
Gjatë 2 muajve të fundit janë realizuar 4 ndërhyrje të tilla, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.
“Rezultatet deri tani tek këta 4 pacientë i kemi pasur të mrekullueshme”, tha Krakulli.
Prof.Asc. Altin Veshti tha se “kjo ndërhyrje realizohet për herë të parë në kardiokirurgjinë shqiptare. ne do ta vazhdojmë këtë metodë që pacientët e rinj të kenë valvulat e tyre dhe të mos përdorin mekanike ose biologjike. Gjithmonë aty ku është e mundur”.
Ndërhyrja u realizua nga ekipi mjekësor Prof.Asc. Altin Veshti, D.Sh.M, Klodian Krakulli, Dr.Arbër Aliu, Prof.Asc. Saimir Kuçi dhe instrumentare Majlinda Malaj.
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 3829
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
2 Prill, 17:52
-
Gjykata Administrative shqyrton nesër padinë e Veliajt për pavlefshmërinë e emërimit prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe kryebashkiaku
2 Prill, 17:48
-
Riorganizimi i PS, Rama nga njësia nr.14 në Tiranë: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë
2 Prill, 16:48
-
Tentoi të vriste me armë zjarri të riun në Shkodër, arrestohet 32-vjeçari në kryeqytet! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT + VIDEO)
2 Prill, 11:27
-
Ambasada e SHBA: Grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë objektiva të caktuara në Shqipëri! Qeveria: Asnjë shqetësim
1 Prill, 19:24
-
Riorganizimi i PS, Rama: Koha për energji të re dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët! Njësia 4 në Tiranë ndahet mes Gjylametit e Shalsit
1 Prill, 16:30
-
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë rrisin bashkëpunimin për përmirësimin e standardeve të vendimmarrjes
1 Prill, 16:29
-
Përvoja ndër vite dhe teknologjia moderne: Dr. Nishant Taneja, lider në kirurgjinë okulare
1 Prill, 16:21
-
Balla takime me banorët e Rrogozhinës: Reformat po afrojnë Shqipërinë me BE-në
1 Prill, 14:25
-
Festivali Kombëtar i Shkencës drejt finales, 25 ekipe gjimnazistësh me projekte mbresëlënëse, Rama: Brezi i ri plot ide dhe kreativitet
1 Prill, 13:13
-
OSHEE firmos marrëveshjen 22.5 milionë euro me BERZH për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë, Karakaçi: Reforma në sektorin energjitik po jep rezultate konkrete
1 Prill, 12:17
-
Ylli Manjani: Debati mbi kryetarin e ardhshëm të bashkisë Tiranë duhet të jetë përtej forumeve të partive
31 Mars, 20:16