Ekipi i mjekëve të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka finalizuar me sukses një ndërhyrje kardiokirurgjikale mjaft komplekse.
Përmes një postimi në rrjete sociale kryeministri Edi Rama thotë se “ndërhyrja u realizua nëpërmjet një metode shumë efikase: riparim i valvolës së aortës me unazë sub koronare sipas metodës së Lansac”.
"Ajo që e bën të rrallë është se kjo ndërhyrje kardiokirurgjikale është realizuar për herë të parë në Shqipëri", shkruan Rama.
Një prej doktorëve që ka realizuar ndërhyrjen Klodiam Krakulli tha se “valvula e e aortës është një kirurgji më sfiduese sepse për nga vetë anatomia ajo është më komplekse".
"Ne kemi realizuar një teknikë inovative që quhet riparim i valvulës së aortës sipas teknikës së rimodelimit, e përforcuar kjo me një unazë nënvalvulare”, shtoi ai.
Gjatë 2 muajve të fundit janë realizuar 4 ndërhyrje të tilla, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.
“Rezultatet deri tani tek këta 4 pacientë i kemi pasur të mrekullueshme”, tha Krakulli.
Prof.Asc. Altin Veshti tha se “kjo ndërhyrje realizohet për herë të parë në kardiokirurgjinë shqiptare. ne do ta vazhdojmë këtë metodë që pacientët e rinj të kenë valvulat e tyre dhe të mos përdorin mekanike ose biologjike. Gjithmonë aty ku është e mundur”.
Ndërhyrja u realizua nga ekipi mjekësor Prof.Asc. Altin Veshti, D.Sh.M, Klodian Krakulli, Dr.Arbër Aliu, Prof.Asc. Saimir Kuçi dhe instrumentare Majlinda Malaj.
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.9%
-
Do ndahet nga PD
28.8%
-
Do shuhet
46.2%
Vota total: 718
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 136 gjoba në 48 orët e fundit, mbi 2 mijë për parkime të gabuara! 11 shoferë të arrestuar
7 Dhjetor, 15:54
-
Sot derbi Tirana - Partizani, policia tregon rrugët që do bllokohen në kryeqytet! Tifozët do shoqërohen për në stadium
7 Dhjetor, 14:05
-
Sfida numër 210-të/ Peshorja 'anon' nga të kuqtë, statistikat e derbit të sotëm mes Tiranës dhe Partizanit
7 Dhjetor, 13:59
-
Sot Tirana - Partizani në 'Air Albania', tifozët braktisin derbin! Ja sa bileta janë shitur
7 Dhjetor, 12:03
-
Vidhte sende të ndryshme nga automjete e subjekte në Tiranë, vihet në pranga 34-vjeçari, arrestohet dhe 48-vjeçari që blinte materialet e vjedhura (EMRAT)
7 Dhjetor, 10:26
-
‘Dhjetori i festave’, pamjet magjike nga 'Sheshi Skënderbej' (VIDEO)
6 Dhjetor, 20:48
-
Magjia e fundvitit në vend, Tirana ‘ndizet’ nën dritat e festave! Mijëra qytetarë në sheshet e Shqipërisë (VIDEO)
6 Dhjetor, 18:01
-
Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni legjislacionin për të shmangur penalitetet (VIDEO)
6 Dhjetor, 16:44
-
Në prag të festave të fundvitit, sekuestrohen qindra fishekzjarrë në Tiranë! Zbulohet magazina që do i shiste në mënyrë të paligjshme
6 Dhjetor, 14:00
-
Aksidenti me 1 viktimë te 'Unaza e Madhe', arrestohen dy shoferët e automjeteve në Tiranë! Në Shkodër, pranga të resë që përplasi për vdekje 81-vjeçarin
6 Dhjetor, 12:21
-
Fitorja e vetme e sezonit kundër Partizanit, Ardian Nuhiu para derbit: Tirana i ka jetike pikët, futbollistët të 'vdesin' në fushë për këtë ndeshje
6 Dhjetor, 12:05
-
PL alarm për trafikun në kryeqytet: Tirana e mbingarkuar
6 Dhjetor, 11:28