20.10.2007, Dibër
Policia e Dibrës arrestoi 19-vjeçarin Shpëtim Ziza, i cili u akuzua se dhunoi seksualisht, më pas vrau të miturin Bekim Cenga.

20 prill 2011, Korçë
Pëllumb Mullai, 51 vjeç u arrestua nga policia, pasi kryente marrëdhënie dhe detyronte të prostituonin dy vajzat e tij, 8 e 10 vjeçe.

19 mars 2012, Durrës
Një i kërkuar nga Italia u arrestua në Durrës. Haxhi K., 48 vjeç ishte i shpallur në kërkim për dhunë seksuale ndaj një minoreneje.


30 korrik 2012, Tiranë
Një 65-vjeçar nga Puka, me banim në Tiranë, me inicialet është arrestuar pas abuzimit seksual me një 13-vjeçar.

5 gusht 2012, Berat
Njerku 52-vjeçar Vladimir Harshiu është vënë në prangat e policisë, pasi abuzonte seksualisht me vajzën 9 vjeçe të gruas së tij.

20 tetor 2012, Delvinë
Policia zbuloi një skandal pedofilie. Panajot Anagnosti, 47 vjeç nga Delina, u arrestua, pas denoncimit nga e shoqja, për abuzime me vajzën e saj 12 vjeçe E.M.