Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Gentiana Qirjako ka bërë thirrje që qytetarët të mos paraqiten menjëherë në spital për çdo simptomë të gripit, duke shtuar se bëhet fjalë për viroza të cilat janë normale për sezonin ku ndodhemi. Në një lidhje skype për studion e emisionit ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, ajo tha se personat të cilët preken nga virozat e stinës nuk duhet të përdorin antibiotikë pa rekomandimin e mjekut të familjes, duke theksuar se infeksionet e shkaktuara nga virozat nuk trajtohen me antibiotikë.
Mes të tjerash ajo theksoi se prekja e fëmijëve nga këto viroza është normale sepse është sezoni kur viruset mbijetojnë në temperatura të ftohta.
“Fëmijët po preken nga këto viroza stinore, grip ose viruse të tjera. Është normale për shkak të sezonit, ka ndodhur gjithmonë, nuk ka dicka të re.
Çdo infeksion i shkaktuar nga viruset, nuk trajtohen me antibiotikë. Antibiotiku bëhet i përdorshëm vetëm me anë të komplikacioneve. Kur kalon disa ditë me ato viroza, duhet të kontrollohesh nga mjeku por asnjëherë nuk rekomandohet të niset menjëherë me antoibiotikë”- u shpreh Qirjako.
Sa i takon numrit të lartë të qytetarëve që paraqiten në spitale, Qirjako rekomandoi që personat të cilët preken nga virozat të qëndrojnë në shtëpi dhe të pinë sa më shumë lëngje.
“Do të rekomandoja të shmangnin vajtjen menjëherë në spital. Një virozë është fenomen normal në këtë sezon. Nëse sëmureni, e para rekomandohet të rrinë në shtëpi, të pinë sa më shumë lëngje, sidomos fëmijët e vegjël. Të trajtojnë temperaturën me paracetamol. Nëse situata vjen duke u rënduar edhe pas 3 ditësh, atëherë duhet të kontaktojnë mjekun e familjes. Vajtja në spital nuk është shpëtim”- shtoi mes të tjerash, doktoresha.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Tiranë/ Digjen 3 autobusë gjatë natës tek Ish-Uzina e Autotraktorit (VIDEO)
24 Dhjetor, 08:09
-
Mero Baze: Një hakmarrje ndaj qytetarëve që e kanë braktisur
24 Dhjetor, 07:02