Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Administratës Publike, kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka sulmuar sërish gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka, duke e cilësuar atë si “një delinkuente që ka depërtuar në sistemin gjyqësor”.
Blushi iu referua vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila pas një procesi verifikimi dyvjeçar arriti në përfundimin se Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi në vitin 2005 për falsifikim vize. Sipas Blushit, rasti Gjoka tregon edhe një herë cilësinë e reformës në drejtësi.
Duke marrë fjalën në komision, Blushi tha se kjo ngjarje duhej të kishte tronditur themelet e shtetit të së drejtës dhe nuk mund të kalojë në heshtje.
“Zgjodha Komisionin e Ligjeve për vet faktin sepse e gjej përgjegjës për zbatimin e legjislacionit në vendin tonë. Dhe e përsëris, kjo ngjarje e faktuar tanimë, me një vendim prokurorie, tregon dhe një herë cilësinë e asaj të ashtuquajture Reformë në Drejtësi, që për ne është një Ramaformë për mënyrën se si ju e keni kapur Sistemin e Drejtësisë dhe Sistemin Gjyqësor në veçanti, për të cilin keni përgatitur edhe një nismë ligjore, një atentat, një grusht i rradhës shtetit ndaj pushtetit gjyqësor. Ndaj në kushtet kur është faktuar se një gjyqtare, e cila ka shërbyer si një kamikaze politike e juaja, e Edi Ramës… E keni përdorur këtë gjyqtare si kamikaze politike, për të dënuar liderët e opozitës dhe kur ndërkohë e pamë dje se çfarë ndodhi në Parlament" tha Blushi.
Komente










