Nga Shtëpia e Bardhë te drejtuesit e lartë të FIFA-s, përfshirë ministra, avokatë dhe djalin e ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, lobuan intensivisht për rastin e paprecedentë të heqjes së kartonit të kuq për sulmuesin e SHBA-ve Folarin Balogun. Sipas investigimit të Bild në Gjermani, vetë presidenti Donald Trump, por edhe e gjithë administrata e tij ndikuan në marrjen e këtij vendimi që po shkakton polemika të mëdha.

Sipas gazetës gjermane, pak minuta pas ndëshkimit me karton të kuq të Balogun në ndeshjen kundër Bosnje-Hercegovinës, Andrew Giuliani thuhet se e informoi Trumpin, duke nisur një fushatë katër-ditore për heqjen e pezullimit, që nuk e lejonte të luante sonte në orën 02:00 të mëngjesit kundër Belgjikës.

Operacioni thuhet se përfshiu, përveç Andrew Giuliani-t, kreut të grupit të punës për Kupën e Botës në Shtëpinë e Bardhë, Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick, zyrtarë nga Federata Amerikane e Futbollit dhe një ekip avokatësh të ngarkuar me paraqitjen e ankesës në FIFA. Sipas Bild, Trump foli gjithashtu në telefon me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, të enjten, duke kërkuar sqarime mbi rregullat e kartonëve të kuq dhe pezullimin që pasoi. FIFA, e cituar nga Politico, nuk e konfirmoi përmbajtjen e bisedës, duke përsëritur vetëm se vendimi u mor tërësisht në mënyrë të pavarur nga komisioni i pavarur disiplinor.

Menjëherë pas heqjes së pezullimit Trump falënderoi FIFA-n dhe tha se ‘bëri gjënë e duhur’, ndërsa situata ka tërbuar Belgjikën. Këta të fundit kanë apeluar me shpejtësi, ndërsa goditjen më të madhe FIFA-s ia dha UEFA. Këta të fundit thonë se ‘FIFA po shkatërron besimin e tifozëve te futbolli’. UEFA shton gjithashtu se kjo kaloi vijën e kuq, ndërsa fjalë të ashpra tha edhe trajneri i ri i Gjermanisë Jurgen Kloop. Sipas tij ‘Trump dhe Infantino nuk dinë asgjë për futbollin’.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.