Rasti i rrallë,10-vjeçari me trompozë
në mëlçi, familjarët kërkojnë ndihmë

Rasti i rrallë,10-vjeçari me trompozë<br />në mëlçi, familjarët kërkojnë ndihmë
Kristi Maze, një 10 vjeçar nga Pogradeci i shtruar në Pavionin e Pediatrisë Speciale prej më shumë se një viti ndodhet me një këmbë në varr e një jashtë. Kjo pasi ai vuan nga tromboza në mëlçi ose sindroma Budd-Chiari dhe vetëm transplanti i mëlçisë do të mund ta shpëtonte .
 
Historia e këtij djali është publikuar në rrjetet sociale, ku të afërmit e tij kërkojnë ndihmë tashmë nga qytetarët, pasi siç thuhet në postimin në fjalë shteti ka kthyer përgjigje negative.
 
“Shteti ynë që e ka mendjen të blejë Jaguar e të rikonstruktojë ambjentet e kryeministrisë ka kthyer përgjigje negative, sigurisht, duke e dënuar praktikisht me vdekje,” shkruhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook.

“Sëmundja e 10 vjeçarit ka një mbijetesë rreth 3-24 muaj mbas diagnozës, ndërkohë që ai po bën pothuajse 24 muaj në këtë gjendje, c’cka do të thotë që i kanë mbetur edhe disa javë jetë. Herë pas here djalit i bëjnë paracentesë, (heqje të ujit nga barku)” thuhet më tej.
 
E vetmja zgjidhje për të mbetet transpalnti i mëlçisë, që kushton nga 100-250 mijë euro, në varësi të shtetit ku bëhet. Nëqoftëse transpalnti kryehet 10 vjeçari do të shpëtojë.
 
“Duam t'iu bëjmë thirrje që të shpërndahet si lajm mbase do shkojë në vesh të ndonjë biznesmeni, organizate, të opinionit publik i cili mund të rrisë presionin ndaj ministrisë,” thuhet në postim, ku është publikuar edhe numri i llogarisë për të gjithë ata që do kontribojnë për t’i shpëtuar jetën  Kristi Mazes.

kristi

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos