TIRANË - Përdorimi i llogarive bankare nga krimi i organizuar, si dhe transkasionet e dyshimta në llogari individësh apo biznesesh, do të kalojnë në sitën e 23 njësive hetimore në të gjithë Shqipërinë.
Burime për “A1 Report” nga organi i akuzës bënë me dije se kjo strukturë ka nisur nga puna në fillim të kësaj jave në 5 Prokurori Rethi, si dhe brenda muajit shkurt përfundon kompletimi i kësaj njësie në 18 prokuroritë e mbetura, pasi me ligjin në fuqi për pastrimin e parave, çdo bankë duhet të informojë agjencitë ligjzbatuese për transaksione të dyshimta.
Po të njëjta burime sqaruan për “A1 Report” se nisur dhe nga rasti i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, për të cilin nga hetimet ka rezultuar se në llogarinë e tij bankare janë kryer disa transaksione me shifra të konsiderueshme, transaksione këto të kryera nga personat në hetim si pjesëtarë të bandës së tritolit.
Vendimi për ngritjen e kësaj strukture hetimore është marrë nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili ka kërkuar nga vartësit e tij të bashkëpunojnë dhe me ekspertë të fushave, si ekspertë elektronikë apo njohës të sistemeve bankare, pasi ky bashkëpunim do të rrisë efikasitetin në hetimin e çdo rasti.
E një pikë tjetër ku do të fokusojë hetimet kjo strukturë siç shpjegoi i njëjti burim për “A1 Report”, është dhe kontrolli i pagesave online, pasi për herë të parë pritet të monitorohen dhe transaksionet e lojërave të fatit, ku jo pak herë ka rezultuar se në mënyrë të jashtëligjshme realizohet pastrimi i parave.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com