Rasti Meta rizgjon çështjen e rolit të
drejtësisë

Rasti Meta rizgjon çështjen e rolit të<br />drejtësisë
Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në Tiranë për ta shpallur të pafajshëm ishzëvendëskryeministrin Ilir Meta për akuzën e korrupsionit aktiv komentohet në mënyra të ndryshme nga analistët e medias në Shqipëri.

BAZE: VENDIMI I KOLEGJIT PËR FAT TË KEQ ISHTE I PRITSHËM
Drejtori i të përditshmes “Tema”, analisti politik Mero Baze, mendon se vendimi i Kolegjit Penal për fat të keq ishte i pritshëm dhe, sipas tij, jo për shkak të besimit që ka opinioni publik tek drejtësia, por për shkak të mosbesimit që opinioni ka për drejtësinë. Sinqerisht, ajo që ishte e papritur nga vendimi i Gjykatës së Lartë është festimi nga ana e qeverisë për këtë dështim të ri të drejtësisë shprehet Mero Baze për DW-në. “Ata që duhet të rrinë kokëulur dhe të kërkojnë falje për shqiptarët se kanë përdhosur institucionet e drejtësisë festojnë që e kanë “vënë nën këmbë” drejtësinë. Duke marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë, kur dihet se drejtësia është një nga kushtet e anëtarësimit të vendit në BE. Gjëja më e rëndë që po ndodh është se shteti feston për konsolidimin e kulturës së mosndëshkimit në vend. Pushteti feston që një tjetër gjyq ndaj zyrtarëve të lartë ka përfunduar duke nënshtruar drejtësinë. Pas shmangies së procedurave për ish ministra të tjerë të kabinetit për cështje të tjera, tani kemi shmangien e ish numrit 2 të qeverisë, i cili u pa me zë dhe me figurë nga të gjithë duke folur për miliona në televizion, por që u shpall si i pafajshëm. Fakti që qeveria dhe pushteti po e festojnë këtë gjë do të thotë se ata po gëzojnë për ngulitjen dhe legjitimimin e kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri.”

ÇILI: PROCESI GJYQËSOR KISHTE NATYRË POLITIKE

Por drejtori e të përditshmes “Mapo”, analisti politik Henri Çili, e vlerëson ndryshe vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në Tiranë për ta shpallur të pafajshëm ish zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm Ilir Meta. Sipas Çilit procesi gjyqësor që bazohej në një video përgjim të bisedës mes Metës dhe ish ministrit të Energjitikës Dritan Prifti kishte natyrë politike. Ajo ishte një ngjarje politike dhe që të kthehej në një ngjarje juridike donte disa parakushte të tjera, thotë  “Kjo ishte një luftë politike brenda korridoreve të pushtetit. Në demokraci ne duhet të mësohemi me faktin se ajo që është politike dhe është e papajtueshme, është amorale dhe fajtore, mund të mos jetë juridikisht e njëjta gjë, pra mund të mos jetë e papajtueshme, amorale dhe fajtore. Ky është rasti tipik për Ilir Metën. Nuk kishte elementë të cilët sipas mendimit tim do të çonin në një fajësi juridike. Kjo nuk ka ekzistuar që në fillim. Dhe mendoj se drejtësia ka dhënë një vendim të drejtë. Pavarësisht se neve mund të na duket duke e dëgjuar një diçka të tillë se kemi të bëjmë me një gjë të pamoralshme, të paligjshme dhe se mund të kemi të bëjmë me korrupsion politik. Unë do të thoja se kultura e mosndëshkimit ka elementë dhe parametra krejt të tjerë, të cilat duhet të vijnë në çdo rast që të bëhen juridike dhe të mos mbeten politike. Dua të them se rasti Meta është tipik i kësaj natyre.”

Gjyqi ndaj ish zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm Ilir Meta, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka nisur në muajin maj 2011. Shkak ishte publikimi në janar të atij viti të një video përgjimi që kishte në fokus një bisedë mes Metës dhe ish ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti, në atë kohë njëri prej eksponentëve kryesorë të LSI-së. Sipas videos bëhej fjalë për afera korruptive për qëllime fitimi dhe favorizim në punësimin e disa simpatizantëve të LSI në administratë.. (Ne foto Ilir Meta pasi Gjykata e Larte e shpalli te pafajshem)
(marrë nga Dwelle)
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë