Rasti në A1 Report, i mituri me HIV
do kurohet në Durrës ose Tiranë

Rasti në A1 Report, i mituri me HIV<br />do kurohet në Durrës ose Tiranë
VLORË - I mituri i prekur nga HIV/AIDS, do të dërgohet në Qendrën Rezidenciale të Fëmijeve në Durrës ose në Tiranë. Kështu vendosi ekipi i punës i ngritur në qytetin e Vlorës enkas për fatin e 3-vjeçarit të prekur nga HIV/AIDS, sëmundje të trashëguar nga nëna e tij e cila humbi jetën disa muaj më parë nga kjo sëmundje.
 
Grupi multidisiplinor u ngrit në Vlorë pas trajtimit të rastit në emisionin “Urbanika” dhe në vijim të apeleve nga televizioni A1 Report.
 
Mësohet ndërkohë se vendimi final i përket Shërbimit Social Shtetëtor dhe Ministrisë së Mirqënies Sociale dhe Rinisë për faktin se ku do të vendoset konkretisht 3 vjeçari K.Y, i cili duhet ti nënshtrohet urgjentisht trajtimit mjekësor.
 
Në 3 vjetorin e lindjes së të miturit, stafi i televizionit A1 Report për ditë me radhë mblodhi kontribute të konsiderueshme në vlerë monetare të cilat stafi i emisionit “Urbanika” ia dërgoi familjes së varfër si dhuratë për ditëlindje dhe festat e fundvitit.
 
Sensibilizimi ka qenë i jashtëzakonshëm për rastin tronditës të këtij fëmije dhe gjyshes së tij të varfër. Po ashtu edhe kisha Ungjilli i Krishit në Tiranë, iu bashkua apelit të A1 Report dhe dërgoi pranë familjes pako me ushqime, veshmbathje dhe lodra per 3 vjeçarin me iniciale, K.Y dhe motrat e tij përkatësisht 9 dhe 13 vjeçe.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit