Ratifikimi i marrëveshjes me
Malin e Zi, në Kuvend pas 3 gushtit

Ratifikimi i marrëveshjes me<br />Malin e Zi, në Kuvend pas 3 gushtit
Qeveria e Kosovës nuk do ta procedojë Marrëveshjen për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi për ratifikim në Kuvend, para datës 3 gusht, kur pritet të mbahet tryeza mes ekspertëve, deputetëve, shoqërisë civile rreth kësaj çështjeje.

Pavarësisht se javë më parë e kishte futur në axhendë për dërgim në Kuvend, pas kundërshtimeve të shumta, madje edhe nga partneri i koalicionit qeverisës PDK-ja, kryeministri Isa Mustafa është tërhequr nga rendi i ditës.

Ekzekutivi është i vendosur që ta dërgojë për ratifikim Marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Por, njëherë ka vendosur ta presë mbajtjen e tryezës më 3 gusht, për t’i parë argumentet e njërës dhe palës tjetër e pastaj për ta proceduar në institucionin më të lartë ligjvënës për ratifikim.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin