Raundi i III për Presidentin
Rama takon Metën në Kuvend

Raundi i III për Presidentin<br />Rama takon Metën në Kuvend
Para nisjes së seancës plenare të ditës së sotme ku pritet të zhvillohet raundi i III për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, kryeministri Edi Rama i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit për të takuar kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Takimi mes dy aleatëve të koalicionit ta zgjatur rreth 60 minuta.

E ndërsa dy raundet e para janë djegur edhe i treti pritet që të ketë të njëjtin fat, pasi shumica ka deklaruar se pret konsensus nga opozita.
 
Por një gjë e tillë nuk pritet që të ndodhë, të paktën sot, duke djegur edhe këtë raund dhe mundësinë që kreu i ri i shtetit të zgjidhet me 84 vota.
 
Presidenti parashikohet që të zgjidhet me 5 raunde, tre të parat me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit me 71 vota.

Mbrëmjen e së mërkurës kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas takimit me partitë parlamentare ku nuk mori pjesë opozita, deklaroi se, pavarësisht se maxhoranca ka “një shumicë të padiskutueshme të cilësuar, Presidentin duhet ta kemi sa më konsensual dhe në këtë proces të ecim së bashku me opozitën e të kërkojmë konsensusin e saj”.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot