Presidenti i ri/ Raundi i dytë në 23 maj! Balla-opozitës: Takohemi në 18:00 dhe të dalim me një emër të hënën! Alibeaj: Jo në skuta të errëta, por në sytë e shqiptarëve

TIRANË- Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i ka bërë një ftesë zyrtare opozitës që të mblidhen së bashku dhe të negociojnë në mënyrë që palët të dalin me një emër për ditën e hënë, që të mos digjet edhe raundi i dytë siç ndodhi edhe me të parin. Balla tha se së bashku me Elisa Spiropalin do ta presë në orën 18:00, por Alibeaj e refuzoi pasi sipas tij nuk u pranua kushti i vetëm që kishte, që takimi të bëhej publik për mediat.

Taulant Balla: Mbyllim mbledhjen, ulemi diku dhe e diskutojmë. Dhe nëse biem dakord, dalim e informojmë. Shkoni të grupi juaj dhe konsultohuni për emra. 
Enkelejd Alibeaj: Publiku ishte prezent, por refuzuan, këto janë spërdredhje që i bën mazhoranca, e bën me qëllim që të shtyjnë ditët që të shkojnë te raundi i katër. Jo në dhomat e errëta, por në sytë e shqiptarëve

Teksa opozita këmbëngul që propozimi duhet të jetë i tyre në mënyrë që ky të mos jetë një proces fals dhe hipokrit, siç Alibeaj e cilësoi, socialistët ua bëjnë të qartë që nuk do heqin dorë nga mundësia që i jep Kushtetuta për të dhënë një kandidat të tyre.

Grida Duma: Të vijmë me emër nga opozita dhe të enjten votojeni dhe kundër po të doni"
Taulant Balla: Të drejtën grupit të PS-së për të propozuar emra nuk ja heq askush

Mirëpo, më neutral në këtë mbledhja kanë qenë deputet Agron Gjekmarkaj dhe Fatmir Mediu, ky i fundit në cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar "Aleanca për Ndryshim. Gjekmarkaj tha se presidenti duhet të jetë një emër i pranuar nga perëndimi, as i PS-së e as i PD-së, teksa Mediu është treguar më i ashpër me opozitën, ku tha se duhet të dalë me një emër, pavarësisht nga sjellja e mazhorancës, ose në të kundërtën të largohet nga procesi.

"Të shkohet me kandidatë të propozuar nga ne ose të ndërpresim marrjen pjesë nga ky proces. Të propozohen kandidatura nga opozita pavarësisht nga sjellja e mazhorancës", tha Mediu. 

Kjo mbledhje vjen pasi raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Ndonëse nuk kishte asnjë kandidat për t’u votuar, sipas Kushtetutës së Shqipërisë ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:37
Salianji: Rama po zhvendos fokusin nga rritja e çmimeve tek telenovela e presidentit! PD duhet të bashkohet dhe të ulet në tryezë diskutimi

1652791416_salianji.jpg

“Pjesëmarrje pa busull në farsën e Ramës për president”. Kështu e ka cilësuar Ervin Salianji mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për caktimin e raundit të dytë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Më anë të një shkrimi në Facebook, deputeti i PD thotë se qëllimi i këtyre mbledhjeve është zhvendosja e fokusit nga rritja e cmimeve, taksave, gjobat, abuzimet e qeverisë.

“Pjesëmarrja pa busull në farsën e Ramës për president çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah dëmet e medha që po i shkaktohen opozitës dhe padiskutim demokracisë në vend!  Siç dhe i interesonte Ramës ky proçes e mban fokusin e opinionit tek telenovela e presidentit, zhvendos fokusin nga rritja stratosferike e çmimeve, abuzimet e përditshme të qeverisë, rritja e taksave, gjobat ndaj biznesit, goditjet ndaj bujqësisë, monopolet oligarkike! Tema që nuk po diskutohen në publik sepse kurthit të Ramës i ranë pas me nxitim dhe pa shumicën e grupit parlamentar të PDSh”, shkroi Salianji.

Ndër të tjera sqaron se Rama dëmtoi opozitën, e cila ka emergjencë për tu bashkuar dhe të ulet në tryezë diskutimi.

“Ky proçes zbardhi dhe më shumë atë që dihej, autokrati nuk lëshon asgjë, do vetem për garniturë opozitën duke bërë sikur bën lëshime të mëdha të tipit e shtyjme nga 5 ditë në 7 datën e raundit. Për fat të keq Rama me lojën e tij tërhoqi një pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejshēm të saj dhe duke mos bërē asnjë përpjekje për atë që PDSh e ka emergjence, çdo përpjekje dhe tentativa të pafundme për tu bashkuar! Ky është një rast ku gjithë opozita duhet të ulet në një tryezë diskutimi! E meqë ra fjala dy komisioneve të posaçme për reformën territorriale dhe reformën zgjedhore po ju vjen fundi i afatit dhe ende nuk dimë gjē pse opozita nuk po dërgon emrat?” shkroi Salianji.

Ora 12:06
Balla e ftoi në takim në 18:00, Alibeaj e refuzon: Jo në skuta të errëta, por në sytë e shqiptarëve

 

Enkelejd Alibeaj është shprehur se nuk do të pranojë ftesën e Taulant Ballës për t'u takuar në orën 18:00, kjo sepse sipas tij, nuk u pranua që të ishte publike për mediat.

"Isha i gatshëm që tani, ikën, këto historitë që jam i gatshëm, pro s'jam i gatshëm jo, kishte më mirë se aty, jo. Publiku ishte prezent, këto janë spërdredhje që i bën mazhoranca, e bën me qëllim që të shtyjnë ditët që të shkojnë te raundi i katër. Jo në dhomat e errëta, por në sytë e shqiptarëve", tha Alibeaj.

Ora 11:39
Presidenti i ri/ Tabaku-mazhorancës: Më erdhi keq që jam deputete! Nëse doni të bëni lojë kungulleshkash me emrat, përgjigjen e dhatë dje

 

Jorida Tabaku është shprehur se duhen lënë mënjanën batutat dhe shakatë kur flitet për zgjedhjen e presidentit. Sipas saj, është e bindur që mazhoranca është e gatshme të kapë cdo lloj pushteti dhe insistimit për të folur me emra për kandidatët për president i quan si “lojë kungulleshkash”.  

“Konferencat e kryetarëve duket se janë kthyer në terapi grupi. Nuk kam qenë ndonjëherë më e keqardhur se dita e djeshme kur lexoja se dështoi raundi i parë. Për mua është hera e parë që marr pjesë në zgjedhjen e presidentin dhe kur parlamenti dështon, më vjen shumë keq që jam deputete e parlamentit dhe i ofruam qytetarëve dje atë pamje të parlamentit shqiptar.

Nuk e kam dilemën që jeni të gatshëm të kapni çdo lloj pushteti. Nëse doni të bëni lojë kungulleshkash me emrat, përgjigjen e dhatë dje ju me kryeministrin. Nuk besoj se duhet t’i diskutojmë pikat një nga një. T’i lëmë batutat dhe shakatë se po zgjedhim presidentin. Jam e sigurt që ashtu siç është bërë kushtetuta, jua ka dhënë mekanizmin në dorë që të vazhdoni siç e kishit në plan. Nëse do vazhdoni vetë, vendosni ultimatume, nuk kemi asnjë mënyrë për t’ju kufizuar e për t’ju vendosur detyrime”, tha Tabaku.

Ora 11:37
Presidenti/ Balla: Hajde mblidhemi në 18:00 dhe e negociojmë, të hënën të jetë emri gati! Alibeaj: Gati që tani, por në prezencë të kamerave

 

Taulant Balla i ka bërë ftesë opozitës që të negociojnë për emrin e presidentit të ri, në orën 18:00.

“Proces me letra nuk bëhet. Mundësinë të takohemi e të flasim e kemi. Dokumentin ta vendosim në tavolinë e ta negociojmë. U tërhoqët, jeni të gatshëm ta negocioni dokumentin. Hajde, jam i gatshëm të ulemi tani. Mbyllim mbledhjen, ulemi diku dhe e diskutojmë. Dhe nëse biem dakord, dalim e informojmë. Shkoni të grupi juaj dhe konsultohuni për emra. Unë s’po u vë asnjë kusht. Të jetë një dokument që të shërbejë edhe në vitet në vijim.”

Përgjigja i ka ardhur nga Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi që këto negociata të jenë me kamera në prani të gazetarëve. 

"Doni ta diskutojmë, hajdeni tani me kamera, para gazetarëve", tha Alibeaj.  

Ora 11:19
Spiropali-opozitës: Nuk jemi të pandehurit tuaj këtu! Nuk do të tallemi me emrat që do të propozoni për presidentin e ri, duam që të votohen

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë të qartë opozitës se janë të hapur për emra që propozohen prej tyre dhe nuk do të tallen me askënd, por të flasin konkretisht për kriteret e vlerat e presidentit të ri.

Nuk hezitoi të komentonte edhe humbjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se u konsumua me largimin e Bashës nga kreu i PD ndaj i thotë që të shkojnë me emra pasi nuk janë përfaqësues nga OSBE-ODIHR-i për të përcaktuar legjitimitetin e zgjedhjeve. Ndërsa Alibeajt i tha se po paraqet kushte që është karakteristikë e politikës së skutave dhe pazareve.

“Më duket e habitshme se si Alibeaj thotë diçka, Duma thotë diçka tjetër për të mos folur për atë që tha Mediu që në një pjesë të madhe kishte kuptim dhe ishte e arsyeshme. Kur vini përballë nesh duhet të bini dakord se çfarë doni prej nesh, çfarë doni prej vetes dhe çfarë prisni të nxirrni nga ky proces. Ju qëndruat larg këtij procesi se keni nisur vetëm letra, të paqarta, të pakoordinuara me grupin parlamentar, të kundërshtuara nga një anëtar apo tjetër. Folët për sfidë të kulturës së vjetër të pazareve dhe skutave dhe nuk keni dhënë asnjë fakt se si do sfidoni kur në vend të kritereve paraqisni kushte që është karakteristikë e vjetër e politikës së skutave dhe pazareve.

Meqë po flasim dhe procese e vullnete, as letrat as sofizmat nuk mund të zëvendësojnë vullnetet dhe proceset. Ne kemi vullnetin për ta bërë këtë proces me ju. Kemi rënë dakord për afatet, për mënyrë dhe data 23 është e arsyeshme. Është afati maksimal. Kjo tregon se si për procesin, ashtu dhe për emrat jemi të hapur. Duhet të mishërojmë ato kritere e vlerat në disa emra. Nuk kemi ndërmend të tallemi as me emrat tuaj, as me tanët. Ne duam emra që mund të votohen dhe mund të biem dakord. Ky është synimi ynë. Ne nuk jemi të pandehurit tuaj këtu. Nuk jeni as grup nga OSBE ODIHR-i që përcaktoni legjitimitetin e zgjedhjeve.

Të mos flasim për proceset tuaja të humbura zgjedhore, ajo u konsumua me largimin e Bashës nga PD. Të flasim për këtë proces, ejani me emra, t’i japim vendit një president”, tha Spiropali.

Ora 11:14
Presidenti i ri/ Duma: Kandidati të jetë i opozitës, votojeni kundër të enjten po të doni..(largohet nga mbledhja)

 

Deputetja demokrate, Grida Duma këmbëngul që propozimi për presidentin e ri të vijë nga radhët e opozitës.

"Nuk iu ka përjashtuar njeri nga procesi, të vijmë me emër nga opozita dhe të enjten votojeni dhe kundër po të doni", tha Duma, e cila në përfundim të fjalës së saj, u largua nga mbledhja. 

Ora 11:11
Balla: Askush nuk mund që t’i heqë të drejtën mazhorancës që të propozojë emra

 

Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të zhvillohet ditën e hënë datë 23 maj ora 18:00. Balla tha se i vetmi kusht që kanë vendosur është që të jetë diamtrelikisht i kundërt me Ilir Metën. Balla u shpreh se askush nuk mund t’i heqë mazhorancës të drejtën për të propozuar emra.

‘Të drejtën grupit të PS-së për të propozuar emra nuk ja heq askush. Kam një muaj dhe më shumë që ju bëj thirrje publike që të vini dhe të ulemi. Me grupin që drejton Mediu jemi ulur dy herë. Tani do të diskutosh për emra. Nëse ne nuk propozojmë emra dhe ju nuk propozoni emra. Kur ulemi në tryezë ju thoni unë nuk jap emra se ju do të talleni me emrin tonë. Ne kemi vendosur vetëm një kusht, të jetë diamtralikisht i kundërt me Ilir Metën. Këtë duam! Ju nuk mund t’i heqni të drejtën mazhorancës që të propozojë emra.’- tha Balla.

Ora 11:09
Mediu i përgjigjet Alibeajt: E kam merak shkeljen e parimeve! Nuk më shqetëson Edi Rama, por qëndrimi ynë me kushtetutën

 

Fatmir Mediu i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt duke i thënë se nëse nuk e dinë historinë e shtëpisë së tyre, nuk mund të bëjnë historinë e një shtëpie të përbashkët. Ndër të tera thotë se opozita 30 vjeçar e ka bërë krenar shumë shqiptarë, ndaj shqetësimi i tij nuk mbetet Rama por e djathta e vendit që duhet të propozojë një emër për kandidat për president.

“E kam shumë merak shkeljen e parimeve. Do ju them që PD dhe kjo opozitë 30 vjeçare që ka bërë krenar shumë shqiptarë dhe nuk mund të quhet historia 12 vjeçare e skutave. Ka pasur ditë të mira dhe të këqija, por përgjithësimi sikur politika po fillon sot për herë të parë nuk i shërben këtij procesi.

Nëse nuk dimë historinë e shtëpisë tonë, nuk bëjmë dot historinë e një shtëpie të përbashkët prandaj është mirë të mos bëjmë përgjithësime. Mendoj që kemi pasur angazhime në momente të vështira politike për të treguar edhe atë që thatë ju për manipulimin e zgjedhjeve, nuk na i ka dhënë kush gati, kemi marrë mbështetje, nuk i kemi mbushur mendjen njeriu tjetër por partnerëve tanë, besoj që do të ketë kritere në radhë të parë në atë që besojmë ne si opozitë dhe pastaj të bashkohet pjesa tjetër por në fund të fundit do të vijnë tek emrat.

Nuk kam shqetësimin se çfarë do të bëjë Edi Rama dhe mazhoranca, por qëndrimi që ne ndërtojmë me kushtetutën dhe qytetarët shqiptarë. E djathta e këtij vendi brenda vetes së saj politikisht e ka të mundshme të tregojë që jemi serioz për një president mbi palët dhe bën kapërcim nga pikëpamja institucionale. Besoj se mund të diskutojmë me njëri-tjetrin për të arritur në këtë pikë. Nëse do të pres pafund, pse duhet të marrim pjesë në 3 raunde. Nuk kemi pse marrim pjesë në asnjë raund tjetër, nuk do bëjmë fasadë e plotësimit të kuorumit”, tha Mediu.

Ora 11:00
PS propozon: Raundi i dytë për presidentin në 23 maj ora 18:00

 

PS-ja propozon që raudi tjetër për presidentin të bëhet në 23 maj në orën 18:00

"23 maj në orën 18:00, më fundor nuk ka, besoj që ky është propozim që të gjithë bien dakord", tha Balla. 

Ora 10:56
Alibeaj: Rama hipokrit, do të shtyjë raundet që ta zgjedhë vetë presidentin! S’kemi asnjë instrument për ta ndaluar

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se përfaqësimi i opozitës në procesin e zgjedhjes së presidentit, është dinjitoz. Alibeaj i kërkoi mazhorancës që të zgjedhin një president mbi palët, por tha se Rama është hipokrit dhe se po kërkon që të shtyjë raundët që të shkojë tek raundi i 4.

‘Në një proces të tillë ne në PD kemi menduar që të hyjmë dinjitoz. Menduat se do të bëheshim fasadë. Deri tani besoj se kemi qenë dinjitoz. Duhet të jemi akoma dhe më dinjitozë. Në një situatë të tillë do të na duhet të ruajmë dinjitetin. Nuk kemi kërkuar asgjë, më shumë se sa për të nderuar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe mazhornca nuk ka asnjë lloj reflektimi. Si një shenjë për të dalë nga loja e kulisave bëmë këtë hap.

Ca kritere duhet të ishin përcaktuar, ca kritere janë ligjore, që figura presidencaiale duhet të ketë e për të cilat duhet të biem dakord. Jam dakord që duhet të biem dakord dhe ne të opozitës. Por për të qenë një proces dinjitoz që mos të shndërrohet në farsë e në një lojë, qëndrimi në rrafsh parimor besoj se është i duhuri.

Duke marrë pjesë në proces, për të instauruar një proces i cili të dalë jashtë interesave politike që t’i japë këtë legjitimitet presidentit. Disa kërkesa elementare duhen. Duhet të ketë një shprehje për qëndrimin tonë nga ana e mazhorancës.

Nuk emërohet presidenti nga ju dhe ne, nuk do të jetë president. Do të jetë president pallati. A duhet në të mundohemi gjithmonë e më shumë për t’ua bërë të ditur sesi po ecim ne për procesin e zgjedhjes së opozitës. Deri tani ka vetëm heshtje nga mazhoranca. Rama hipokrit do të shtyjë raundet dhe të shkojë tek raundi i 4. Nuk kemi asnjë lloj instrumenti për ta ndaluar, vetëm morali. Si shenjë për të dal nga loja e vjetër 30-vjeçare  e kulisave për përzgjedhjen  e presidentit, bëmë të hapur disa kritere që figura duhet të mbaj e të jemi dakord. Presidenti nuk duhet të jetë as i njërës palë, as i tjetrës. Vetëm kështu do të kishte virtytin të ishte mbi palët.’- tha Alibeaj.

Ora 10:47
Mediu: Opozita të shkojë me një emër të përbashkët ose të largohet nga procesi për zgjedhjen e presidentit të ri

 

Kryetari i grupit parlamentar “Aleanca për ndryshim” Fatmir Mediu ka ritheksuar kërkesën që të shkojnë me emra konkret në raundet e tjera për zgjedhjen e presidentit të ri. Në mbledhje thotë se nuk duhet të humbasin kohë me debate, por opozitë të shkojë me emër konkret ose të mos marrë më pjesë në këtë proces.

"Mendoj që është një nga momentet më të rëndësishme të një kuvendi zgjedhja e presidentit të republikës dhe kërkon një angazhim serioz nga secili nga ne për detyrimin kushtetues. Për të gjithë analizën për gjykimet dhe paragjykimet, mendoj që opozita ka autoritete publike për të propozuar për kandidat për president. Në raundet që vijnë, të ketë seanca me emra konkrete, mundësisht të propozuara mes opozitës dhe pozitës.

Të shkohet me kandidatë të propozuar nga ne ose të ndërpresim marrjen pjesë nga ky proces. Të propozohen kandidatura nga opozita pavarësisht nga sjellja e mazhorancës, unë kam vlerësuar dhe vlerësoj me seriozitetin më të mëdha propozimet e kriteret nga kolegët. Mendoj që nuk duhet të humbasim kohë me debate të përgjithshme por të diskutojmë me deputetët për kandidatura.

Edhe në rastin e veprimit të njëanshëm, të paktën ne të bëjmë detyrat tona si opozitë", tha Mediu.

Ora 10:42
Gjekmarkaj: Të zgjidhet një president euro-atlantik, të jetë si investim dhe roje i demokracisë

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha se vendi I duhet një president euro-atlantik dhe i mbështetur nga Perëndimi.

‘Mazhoranca ka numra për ta zgjedhur presidentit, por nuk ka mandate etike. Rama të bashkojë dy postet në një, paradite kryeministër dhe pasdite president. Unë besoj se vendi ka nevojë për një president më shumë sesa i opozitës, por një president euro-atlantik. Prandaj revokoj këtu të gjithë faktorë politikë do të ishte udhës që presidenti i ri të jetë, as i Ramës as i Berishës as i Metës, por një person i investuar nga bota perëndimore, si investim dhe rojtar i demokracisë.’- tha Gjekmarkaj.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krist: 17/05/2022 12:18

    Vetem te zgjidhet sa me shpejt dhe te jete i hajrit se vallaj ai Meta ishte kot

    Përgjigju
  • alfred: 17/05/2022 12:05

    a sa mire qe me ne fund do te kemi nje president te hajrit...vetem ne dore te pd mos e lini

    Përgjigju
  • redi: 17/05/2022 12:03

    sa me shpejte te vendoset ky presidenti dhe ishalla del tamam dhe mos te dali si Meta

    Përgjigju
  • Valbona: 17/05/2022 12:01

    Shpresojme te bien dakort dhe te zgjidhet nje president i denje qe ti permbushe te gjithe kriteret e duhura dhe te jete prane qytetareve ne cdo moment

    Përgjigju
  • Durim: 17/05/2022 11:56

    Shyqyr qe do ike Meta iher se jam e sigurt qe do vini nje njeri te denje e te duhur si president !Mos ja lini ne dore Berishes apo atyre te PD-se se ato kur spo gjejne nje kryetar per partine e vet do gjejne nje president te mire per Shqiperine!

    Përgjigju
  • jati: 17/05/2022 11:47

    Askush sja ka heq te drejten e kandidatures , po ca do jepni apo saliun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur