Raunig: Kompromis për emërimet e 
anëtarëve të AMA-së dhe RTSH-së

TIRANË - Ambasadori Raunig u ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit shqiptar që arrijnë në një kompromis për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të AMA-s dhe bordit drejtues të RTSH-së.

Apeli i ambasadorit të OSBE-së është bërë gjatë tryezës së rrumbullakët “Tenderat Publikë dhe Reklamat si Forma Klientelizmi për Instrumentalizimin e Medias”, të organizuar sot në Tiranë nga zyra e Këshillit të Evropës.
 
“Në këtë proces, duhet të mbizotërojë interesi publik mbi interesat e ngushtë partiakë. Këto vende vakante duhet të plotësohen me persona të cilët karakterizohen nga integriteti, aftësia, dhe bashkëpunimi”- tha Raunig duke nxitur parlamentarët që të gjejnë gjuhën e përbashkët për AMA-n dhe RTSH-në.
 
Më tej ai ka theksuar se “OSBE-ja do t’i monitorojë nga afër këto procese dhe se përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias po planifikon të kryejë një studim të thelluar të këtyre çështjeve, veçanërisht për rajonin e Evropës juglindore.
 
Gjatë fjalës së tij Raunig, ka përmendur tre pika për rëndësinë e medias.
“Së pari, Media dhe gazetarët duhet të qëndrojnë të pavarur nga subjektet që janë në fushën e mbulimit të tyre. Së dyti,Besnikëria e gazetarëve duhet të drejtohet në radhë të parë ndaj qytetarëve. Media duhet të shërbejë si monitoruese e pavarur e pushtetit. Së treti, vetëm një media e qëndrueshme financiarisht dhe ekonomikisht mund t’u rezistojë presioneve që vijnë nga drejtime të ndryshme të shoqërisë.” –tha ambasadori i OSBE.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptare.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani