Njoftimin mbi emërimin e tij, e ka bërë sot Kryesia Ukrainase e OSBE-së.
Ambasadori Raunig është lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si Ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ambasadori Raunig ka studiuar për shkenca politike, filozofi dhe drejtësi dhe është diplomuar pranë Universitetit të Vjenës. Flet rrjedhshëm gjuhët shqip, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka dy vajza.
Ndërkohë që deri në 1 tetor 2013, kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, do të vazhdojë të jetë zëvendës Kryetari Robert Wilton.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)