Raunig: Nevojë për profesionistë në sistemin e drejtësisë



TIRANË, 21 Nëntor/ATSH-Z.Tosku/-"Programi i studimit "Administrimi i Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë kërkon të promovojë një bashkëpunim më të fortë midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në zbatimin e reformës së sistemit të drejtësisë penale, duke u fokusuar tek edukimi dhe ri-integrimi social i autorëve të veprave penale".
Kështu është shprehur kryetari të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, në ceremoninë e diplomimit të 52 studentëve të parë të Masterit.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se "projektimi i këtij programi është bërë në kuadër të trajtimit të mungesës aktuale të këtyre lloj studimeve për profesionistët brenda sistemit të drejtësisë".
Sipas Raunig, kurrikula e tij gjithëpërfshirëse është novatore jo vetëm për nga natyra ndërdisiplinare e qasjes së tij, duke kombinuar shkencat sociale me të drejtën penale, por edhe për shkak se ai kombinon njohuritë teorike me formimin praktik.
Qëllimi për Raunig është forcimi i këtyre institucioneve në sistemin e drejtësisë dhe me synim parandalimin e krimit dhe edukimin e ri-integrimin e të dënuarve nga drejtësia në shoqëri.
"Është vendimtare që të mobilizojmë dhe të rrisim aftësinë e komunitetit në tërësi për të marrë përsipër përgjegjësi për krimin dhe për sigurinë publike. Duhet të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin e reagimeve kolektive pozitive ndaj problemeve me të cilat përballen komunitetet dhe individët", nënvizoi Rauning.
Ky program studimi është mbështetur financiarisht nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?