Raunig: Parlamenti të zgjedhë sa më parë anëtarët e AMA dhe RTSH

TIRANE, 25 Qershor/ATSH/.- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig nxiti sot parlamentarët shqiptarë që të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e anëtarëve të strukturave qeverisëse të AMA-s dhe RTSH-së.
"Në këtë proces, duhet të mbizotërojë interesi publik mbi interesat e ngushtë partiakë. Këto vende vakante duhet të plotësohen me persona të cilët karakterizohen nga integriteti, aftësia, dhe bashkëpunimi", u shpreh ambasadori Raunig gjat një tryeze të rrumbullakët mbi format e klientelizmit në këmbim të favoreve nga media, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë.
Ambasadori theksoi se OSBE-ja do t'i monitorojë proceset e zgjedhjes së anëtarëve të dy enteve të rëndësishëm të medias në Shqipëri. "Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias po planifikon të kryejë një studim të thelluar të këtyre çështjeve, veçanërisht për rajonin e Evropës Juglindore. Shpresojmë që, në këtë kohë vitin e ardhshëm, të kemi disa gjetje dhe rekomandime konkrete për qeveritë, duke iu referuar praktikave më të mira ndërkombëtare", u shpreh Raunig. /a.s/./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani