TIRANË, 12 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryetari i Prezencës së
OSBE-së, ambasadori Florian Raunig, theksoi sot në takimin konsultativ për projektmanualin e pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit, i cili është hartuar me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së, se ky është finalizimi i udhëzuesit që do të ndihmojë qytetarët të arrijnë më lehtë të zgjedhurit e tyre dhe të angazhohen së bashku me ta dhe me organin përfaqësues, Kuvendin.
"Siç jeni të gjithë në dijeni, parlamenti është institucioni qendror i demokracisë. Parlamentarët kanë përgjegjësinë të dëgjojnë zgjedhësit e tyre, t'i përfaqësojnë dhe t'iu përgjigjen nevojave të tyre në kohë dhe në mënyrë efektive. Megjithatë, për kryerjen e këtij roli Parlamenti ka nevojë për një partner aktiv - shoqërinë civile. Shoqëria civile luan një rol kritik në monitorimin e punës së parlamentit dhe për ta mbajtur atë të përgjegjshëm. Ajo duhet të luajë gjithashtu një rol thelbësor në zhvillimin e një marrëdhënie pozitive dhe transparente midis shtetit dhe qytetarëve të tij", tha Raunig.
Sipas amabsadorit Raunig, "në Shqipëri, kjo marrëdhënie po përforcohet gjithmonë e më shumë. Shoqëria civile dhe Kuvendi po fillojnë t'i shtrijnë duart njëri-tjetrit".
"Prezenca mbështet Kuvendin me një gamë të gjerë aktivitetesh që informojnë qytetarët në lidhje me funksionet e parlamentit dhe mënyrat se si ata, qytetarët, mund të marrin pjesë në vendimmarrje. Ne kemi organizuar takime të parlamentarëve me zgjedhësit e tyre dhe kemi krijuar pika informimi në ambientet publike të Kuvendit me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit, si dhe për ta sjellë atë më afër votuesve individual", tha Raunig.
Ne, vijoi amabsadori i OSBE-së, po punojmë për të nxitur një kulturë dialogu dhe gjithëpërfshirje, për të krijuar një shkëmbim pozitiv informacioni dhe opinionesh. Kjo për arsyen se sa më shumë të dijë publiku mbi aktivitetet e parlamentit, aq më mirë mund t'i shprehë preferencat e veta dhe t'i mbajë përfaqësuesit e vet të përgjegjshëm. Sa më shumë parlamentarët të dinë në lidhje me nevojat dhe shqetësimet e elektoratit të tyre, aq më shumë mund të vihen në lëvizje".
"Përpjekjet e Kuvendit tregojnë gatishmërinë për të siguruar një mjedis ku publiku të ndihet i mirëpritur; ku qytetarët mund të marrin informacion në kohë dhe ku mund të ndjekin të gjithë vendimet e marra nga përfaqësuesit e tyre. Një parlament transparent, i arritshëm, llogaridhënës dhe reagues, është një parlament më efektiv", tha Raunig. /a.ke/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56