Raunig: Policia shqiptare, partner serioz dhe bashkëpunues

r/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig diskutuan sot mbi bashkëpunimin dypalësh të këtyre dy institucioneve.
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig vlerësoi bashkëpunimin me policinë shqiptare, të cilën e cilësoi si partnerin më serioz e më bashkëpunues me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
Nga ana e tij, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako falënderoi Ambasadorin Raunig për mbështetjen e dhënë ndaj Policisë së Shtetit dhe theksoi se bashkëpunimi me të gjithë partnerët ndërkombëtarë është prioritet i punës së tij dhe policisë që ai drejton.
Çako dhe ambasadori Raunig diskutuan edhe mbi rezultatet e vlerësimit për sistemin e radio -komunikimit.
Gjatë takimit të zhvilluar mes dy palëve është falënderuar edhe oficeri i policisë shqiptare Komisar Julian Doraci, aktualisht me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, për përfundimin me sukses të Masterit dy vjeçar në "Drejtësi Penale, Udhëheqje dhe Shkenca Policore", zhvilluar në Gjermani dhe të financuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Rauning falënderoi oficerin e policisë, Komisar Julian Doraci për përfundimin me sukses të këtij kursi dhe shprehu bindjen se njohuritë e fituara do t'i vërë në zbatim në detyrën e re.
Ky master ndërkombëtar është zhvilluar nga Departamenti i Kriminologjisë i Universitetit të Ruhr Bochum / Gjermani dhe Departamenti "Për Udhëheqjen edhe Politikat e Sigurisë" së Universitetit të Ghent në Belgjikë. Ky program masteri u konceptua në një periudhë 2-vjeçare si një program i veçantë mësimi në distancë ( e-learning). Në përfundim të tij studenti njihet i akredituar zyrtarisht dhe ndërkombëtarisht me titullin Master of Arts në "Drejtësi Penale, Udhëheqje dhe Shkenca Policore".

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë