TIRANË -Kryetari i Prezencës së
OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, kërkoi sot që të bëhen përpjekje për të arritur rezultate konkrete për dënimin e zyrtarëve publikë të dyshuar për korrupsion.
Raunig vizitoi sot mjediset e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ku pati një takim me Inspektorin e Përgjithshëm Shkëlqim Ganaj dhe me një grup inspektorësh.
Gjatë kësaj vizite Raunig theksoi se "rritja e numrit dhe e nivelit të zyrtarëve që do të kontrollohen plotësisht, numri i rasteve të denoncuara deri më tani në Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe gjobat, tregojnë se ILDKPKI-ja po luan një rol më aktiv në përpjekjet kundër korrupsionit".
Kryetari i Prezencës së OSBE-së takohet me Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKPKI-së
"Këto përpjekje duhet të mbështeten më tej nga e tërë korniza antikorrupsion, përfshirë qeverinë, Kuvendin dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë, duhet të bëhen përpjekje duke arritur rezultate konkrete në dënimin e zyrtarëve publikë të dyshuar për korrupsion, pavarësisht nivelit dhe lidhjeve të tyre politike. Pavarësia, integriteti dhe bashkëpunimi i institucioneve, përfshirë gjyqësorin, janë thelbësore për uljen e qëndrueshme të korrupsionit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike," shtoi ai.
Inspektori i Përgjithshëm Ganaj tha se në shtatë muajt e fundit ILDKPKI-ja ka bërë 55 kallëzime penale dhe ka gjobitur 240 zyrtarë. Kjo shifër, sipas tij, është më e lartë se numri i denoncimeve dhe gjobave të vendosura nga ky institucion në dhjetë vjet.
Raunig dhe Ganaj diskutuan për bashkëpunimin e mëtejshëm mes OSBE-së dhe ILDKPKI-së./ATSH/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.2%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56