Raunig: Varësinë e Byrosë së
Hetimit, ta vendosë politika
 

Raunig: Varësinë e Byrosë së<br />Hetimit, ta vendosë politika<br /> 
Kreu i prezencës së OSBE në vendin tonë, ambasadori Florian Raunig shprehet se varësia e Byrosë Kombëtare të Hetimit është në dorë të politikës.

Gjatë një interviste për Vizion Plus, Raunig tha se Byroja duhet të jetë sa më e pavarur, për të bërë të mundur funksionalitetin e saj dhe luftën ndaj korrupsionit. “E rëndësishme është që BKH duhet të hetojë ccështjet që i kalojnë Prokurorisë Speciale kundër korrupsionit. Duhet të jetë sistem funksional. Byroja duhet të jetë sa më e pavarur. Ka zëra dhe ekspertë që janë të ndarë sa i takon se nën cilin autoritet duhet të jetë.  Është detyrë e politikës që ta vendosë, por e rëndësishme është që sistemi të jetë funksional dhe i pavarur”, u shpreh Raunig. 

Për reformën në drejtësi, Raunig tha se, pas gjithë asaj pune që kanë bërë ekspertet, është momenti që politikanët të bien dakort. "Procesi ka ecur shpejt, më shpejt se në vende të tjera. Prandaj ka shpresë. Tani nevojitet një vendim politik për paketën e ndryshimeve në Kushtetutë. Do të vijojnë hapat e tjerë, hartimi i ligjeve dhe, më e rëndësishmja, zbatimi i tyre. Hapat që duhet të hidhen janë ende të shumtë. Energjia me të cilën është ecur deri tani është mjaft mbresëlënëse", tha ambasadori i OSBE në Tiranë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online