Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar sot për Reformën në Drejtësi, ku i ka bërë thirrje palëve politike në vend që të gjejnë rrugët e konsensusit, pasi mbi të gjitha qëndron interesi kombëtar.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, komuniteti shton se, është përkrah çdo nisme që i shërben shoqërisë shqiptare që sjell zhvillim e prosperitet në vend.
Ja deklarata e shpërndarë për mediat nga Komuniteti Mysliman Shqiptar
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit të punimeve për reformën në drejtësi.
Duke parë rëndësinë e kësaj reforme, KMSH shpreson që Kuvendi i Shqipërisë do të reagojë maturisht dhe do bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme, e cila do të shërbejë në të mirë të qytetarëve dhe politikave të Republikës së Shqipërisë.
I bëjmë thirrje të gjithë klasës politike dhe grupeve të interesit të gjejnë rrugën e përbashkët dhe të bien në konsensus për reformën në drejtësi, duke marrë parasysh interesin kombëtar dhe mbarëshoqëror.
Ne jemi përkrah çdo nisme e cila i shërbën shoqërisë shqiptare dhe që sjell zhvillim dhe prosperitet në vendin tonë
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com