”Selfie” me Mbretëreshën Elizabeth II…
sukses i menjëhershëm në internet

Dy lojtare australiane të hokejit, të cilat bënë një ”selfie” në Lojërat e Commonwealth në Glasgow janë surprizuar kur kanë parë mbretëreshën Elizabeth II, të buzëqeshur, në sfondin e fotos së tyre, që ka pasur një sukses të menjëhershëm në internet.

“Ahhh mbretëresha ndodhet në ”selfie”-n tonë!!”, komentoi lojtarja australiane e hokejit, Jayde Taylor duke postuar në rrjetin social ”Twitter” fotografinë, që u shpërnda menjëherë nga mijëra persona.

Ndërkohë që fytyrat e buzëqeshura të dy sportisteve u fiksuan në objektiv, në plan të dytë dhe pas një rrjete ndodhej mbretëresha e veshur me një kostum të gjelbër dhe kapele dhe dukshëm e kënaqur.

Atletja australiane ka postuar menjëherë një mesazh drejtuar prezantueses amerikane, Ellen DeGeneres, autorja e një ”selfie” të njohur me një sërë artistësh në mbrëmjen e çmimeve Oscars, që ka thyer rekord në rrjetin social Twitter.

“Besoj se ‘selfie’ ynë do të thyejë rekordin tënd”, shkruan lojtarja e hokejit. Mbretëresha Elizabeth II, 88 vjeçe, hapi zyrtarisht të mërkurën në mbrëmje në Glasgow, në Skoci, edicionin e 20-të të Lojërave të Commonwealth, ku morën pjesë rreth 4 500 sportistë të ardhur nga 71 vende apo territore të ish-perandorisë britanike.

mbreteresha

Marrë nga ATSH

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq