”Zemër nane”, tregim i shkruar
 në vitin 1938 në Shkodë

”Zemër nane”, tregim i shkruar<br /> në vitin 1938 në Shkodë
Në Katedrale, Mesha e Madhe me predk mbaroi. Roza uli njënin gju në nderim dhe doli pothuejse e mbramja ndër shoqe. Tue i ra kalldramit të Serreqit i shkoi mendja te vekshi që kishte lanë në zjarr nën kujdesin e Kushës, shërbëtores plakë. Rruga iu duk e largët deri në shtëpi. Dronte se mos po e gjente darkën në tym ose pa ujë, siç i kishte ndodhë edhe një herë tjetër. Kushën kanë nisë ta lanë sytë dhe veshët nga pleqnia. Kambët nuk jane te zonjat të ecin aq sa don, për të parën herë ndjeu se brandavekët i randojshin...

Në krye të mahallës, disa fëmijë kapë me fjalë po ju kërcënojshin njeni tjetrit si gjela, të cilët formuen menjëherë dy kampe.
-Eja këtu në kjofsh i zoti!
-A pse je ma i madh a?
-Coftinë! Je bà si me pasë hangër gjanë e kishës!
-Skapan! Zgallo!... Zgallo!... Zgallo!...
Mos të shtijsha në dorë se nuk do të shpëtojsh gjallë!
Nga të dy anët vringlluen gurët.
-Mosni more mosni –briti Roza.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar