Një zjarr i madh ka shpërthyer në një depo karburanti në Sevastopol, porti kryesor në Gadishullin e Krimesë në Ukrainë, i aneksuar nga Moska.Autoritetet thanë se shpërthimi ishte rezultat i një sulmi me dron.
Sevastopol është shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi dhe është goditur nga një seri sulmesh me dronë që kur ofensiva e Rusisë në Ukrainë filloi vitin e kaluar.
Gjerësia e zonës së kapluar nga zjarri ishte rreth 1000 metra katrorë dhe retë e mëdha të tymit u ngritën në ajër.
Autoritete u bëjnë thirrje banorëve të Krimesë të qëndrojnë të qetë.Nga raportimet zyrtare u tha se askush nuk u lëndua.
Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se kishte "zmbrapsur" një sulm me dron në port.Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Prigozhin: Kundërofensiva e Kievit do të fillojë më 15 maj! Shkolla e mesme ruse sekuestrohet në Varshavë, Moska kërcënon me hakmarrje









