Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, duket se është mirëpritur nga ana e politikanëve në vend, për gjitha pikat mbi “i” që kishte vendosur. Të majtët në opozitë nuk kanë ngurruar që ta komentojë si një raport mjaft serioz dhe obejktiv lidhur me situatën politike që po kalon vendi ndërsa për të djathtët në qeveri komentet janë të pakta, ndoshta kjo për faktin se kjo parti u etiketua nga DASH si partia në pushtet, e cila kërkon që të marrë në duart e saj të gjitha institucionet e pavaruar në vend.
SPARTAK NGJELA
Ajo që mund të them është se është krijuar e njëjta situatë si në vitin 1996 ku është sërish i njëjti person që atëherë ka qenë presienti i plotëfuqishëm, e ndërsa sot është kryeministër i plotëfuqishëm. Është i njëti person që ka shkatërruar gjithë institucionalizmin në Shqipëri. Është një i sëmurë psikik kundër demokracisë në vend. Është i korruptuar deri në maksimum dhe që ka tendencën e shkatërrimit të gjithë shoqërisë. Është i rrethuar nga ndërkombëtarët si dhe nga opozita, por duhet pritur 23 qershori për t`i dhënë duart njëherë e mirë këtij njeriu. Raporti i përmbledh të gjitha këto.
DASHAMIR SHEHI
Sigurisht që raporti nuk kishte aspak nota pozitiviteti për vendin tonë, duke marrë parasysh që ne kemi ende probleme me demokracinë. Duke e krahasuar me raportin e viti të kaluar sigurisht që ka ndryshime, ku vihet re një fokusim te zgjedhjet që pritet të mbahen.
Gjithësesi edhe pse ndodhemi para fillimit të zgjedhjeve, raportet që do të hartohen nga ndërkombëtarët do të ndryshojnë si para, por dhe pas zgjedhjeve. Ajo që dëshirojnë të gjithë, jo vetëm ndërkombëtarët është sigurisht një proces i mirë zgjedhor, kjo pasi këto le të themi që janë kushti kryesor i integrimit të Shqipërisë. Nëse ne dështojmë edhe këtë herë për marrjen e statusit, kjo do të ishte fatale për vendin tonë.
FATMIR TOÇI
Ky raport ishte i mirëpritur nga të gjithë jo vetëm nga opozita, pasi kjo referuar edhe situatës politike në rajon dhe kokretisht në vendin tonë. Është një nga raportet më të sigurta që ka bërë DASH, pasi në të ishin paraqitur të githa problemet si dhe shqetësimet që opozita ka ngritur në Parlament. Por që këto probleme kishin rënë në vesh të shurdhët nga kjo mazhorancë.
Në gjithë atë çfarë shkruhej për vendin tonë me objektivizëm dhe seriozitet ishin përmbledhur këto shqetësime duke filluar që nga politizimi i institucioneve, që për hir të vërtetës mund të themi se në çdo institucion është arritur deri aty ku roja, shoferi janë militantë e janë vendosur për tu shpërblyer nga kjo mazhorancë. Ky tregoi se veprimet tona janë në unison me raportin e hartuar nga DASH.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com