Atentat kreut të 'Rithemelimit' në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti në erë, shpëton Benard Ndreca! VIDEO e shpërthimit dhe momenti kur montohet bomba

VAU I DEJËS-  Një atentat me tritol është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës. Objektiv ka qenë kreu i Rithemelimit në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet dhe ndodhej me nënën e tij. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale çka lë të kuptohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël. Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur dy persona të maskuar kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse në mjet si dhe të momentit të shpërthimit. 

Benard Ndreca në një prenoncim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Më tej u shpreh se nga kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes. Ndreca bëri thirrje që politika të distancohet policia dhe të lënë qytetareët të lirë të votojnë. 

Fati duket se e ka shpëtuar kreun e ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës, Benard Ndocin t’i shpëtonte atentatit me tritol që shpërtheu sapo i dha makinës.  Sipas burimeve të gazetarit të Report Tv, lënda plasëse ka rënë në tokë dhe kjo ka bërë që shpërthimi të ishte më i pakët seç ishte parashikuar. Pas shpërthimit, dëgjohet edhe e ëma e cila pasi vrapon tek makina dhe sigurohet që sjali i saj është gjallë. 

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 07:10 në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Sasia e tritolit u vu në pjesën e përparme të makinës ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’. Shpërthimi dyshohet se është kryer me telekomandë. Provë e dobishme për efektivët e policisë janë kamerat e shumta të sigurisë në banesën e Ndrecës. Pamjet janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe do mund të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe autorët. Pista kryesore për shkakun e atentatit, mund të jetë një mesazh nga posti i tij politik në prag të zgjedhjeve vendore.

Fillimisht, Benard Ndreca ka ndezur makinën, e ka lënë ndezur dhe është rikthyer në banesë për të veshur këpucët. Ai është rikthyer në makinë dhe më pas në momentin që ka qenë duke u nisur, makina e tij tip 'Audi' ka shpërthyer në pjesën e përparme. Me të ka qenë edhe e ëma e cila ishte duke e pritur në pjesën e prapme të makinës. Një pistë është edhe dyshimi se lënda plasëse ka rënë në tokë duke e ulur efektin, gjë që mund t'i ketë shpëtuar jetën Ndrecës. 

Në vendin e ngjarjes janë paraqitur policia dhe prokurori i caktuar kanë kryer veprimet hetimore, teksa ka mbërritur dhe ish-deputeti i PD-së Zef Hila, i cili kandidon më 14 maj për kryetar të bashkisë. E pranishme është edhe deputetja e PD Greta Bardeli.

Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetari Ergys Kavaja

1681192517_BenardNdreca1.jpg

 

Benard Ndreca

 

1681195023_1.jpg

 

Makina e dëmtuar

 

Zef Hila dhe deputetja Bardeli

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
VIDEO /Pasi sigurohet që është gjallë, reagimi i nënës së Benard Ndrecës kur mjeti shpërthen: Ah e mjera unë!

 

Në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse në mjetin e Benard Ndrecës, shihet edhe nëna e tij e cila ka shpëtuar gjithashtu mrekullisht nga ky moment.

Ajo vrapon direkt tek i biri, e ëma hap derën e makinës dhe sigurohet që është gjallë.

“Nard more, Nard more, ah e mjera unë”- tha nëna e tij.

Ora 12:23
Shpërthimi me tritol në mjetin e Benard Ndrecës, ja si arriti kreu i ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës t’i shpëtojë atentatit

 

Fati duket se e ka shpëtuar kreun e ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës, Benard Ndocin t’i shpëtonte atentatit me tritol që shpërtheu sapo i dha makinës.

Sipas burimeve të gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja lënda plasëse ka rënë në tokë dhe kjo ka bërë që shpërthimi të ishte më i pakët seç ishte parashikuar.

Ora 11:58
VIDEO/ Atentati ndaj Benard Ndrecës në Vaun e Dejës, Report Tv siguron pamjet e shpërthimit me tritol të makinës

Report Tv ka siguruar videon e shpërthimit të makinës së kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës. Siç shihet nga pamjet sapo Benard Ndreca futet në makinë, makina hidhet në erë! Ky i fundit ka shpëtuar pa lëndime. Shpërthimi duket se ka qenë shumë i fortë dhe ka ndodhur në pjesën e parme të makinës. Ndërkohë mrekullisht pa u lënduar ka shpëtuar edhe mamaja e tij, e cila ndodhej jashtë në ato momente, shumë pranë pjesës ku mjeti shpërtheu. Ajo nxiton menjëherë për tek djali për të parë se si është!

Ora 11:58
VIDEO/ Atentati në mjetin e Benard Ndrecës, momenti kur dy personat e maskuar vendosin tritolin në mjet

 

Ky është momenti kur dy persona kanë vënë sasinë e lëndës plasëse në mjetin e Benard Ndrecës. Dy personat janë të maskuar. Shpërthimi është mjaft i fortë.

Ora 11:44
Vau i Dejës/ I bënë atentat, Benard Ndreca: S’kam konflikte, akt politik! Nga kamerat duken 2 persona të maskuar që vunë tritolin

 

Benard Ndreca ka reaguar pasi i shpëtoi një atentati me tritol që ishte vendosur në mjetin e tij tip ‘Audi’. Mjeti shpërtheu në pjesën e përparme teksa Ndreca ishte në makinë. Ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Më tej u shpreh se nga kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes. Mjeti shpërtheu me telekomandë.

“Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi aty ka qenë shpërthimi. Skam konflikte me asnjë, kjo është e përdorur politikisht. S’më është vendosur mua por kreut të PD së Vaut të Dejës sepse këtu janë të organizuar mirë. S’kam përplasje, as kërcënime. Janë parë pamjet, vijnë dy persona, në orën 1:15 të natës, rreth 7 minuta aty, vendosin eksplozivin dhe largohen. Janë të maskuar. Thirrja ime është, duke filluar që nga kryeministri: Të distancojnë policinë nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë. I bëj thirrje çdo lloj kahu politik, se vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk i mbani dot bashkitë e vendeve me presion.”- tha Benard Ndoci.

Ora 10:13
I shpëtoi atentatit me tritol, kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës: S’kam konflikte me askënd! Policia dyshon për dy persona

 

Benard Ndreca i cili i shpëtoi sot atentatit me tritol të vënë në mjetin e tij është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk dyshon tek askush.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në banesën e tij që do të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Policia dyshon për 2 persona që mund të kenë qenë autorët.

Ora 09:02
VIDEO+FOTO/ Atentati me tritol mjetit të Benard Ndrecës, banesa e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës e mbushur me kamera sigurie

 

Kamerat e sigurisë në bansën e kreut të Rithemelimit do mund të zbardhin dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Ndrecës i ishte vënë një sasi tritoli në mjetin e tij dhe shpërtheu sapo ai hipi në makinën tip ‘Audi’.

1681195934_q.jpg

Ora 08:34
Atentat me tritol kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Report Tv siguron foton e mjetit që shpërtheu sapo Ndreca u fut në të

1681195037_2.jpg

Report Tv ka siguruar foton e mjetit tip ‘Audi’ të kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca i cili ka shpërthyer nga një sasi tritoli të vënë në pjesën e përparme.

Ndreca shpëtoi pa lëndime ndërsa mjeti është shkrumbuar pjesërisht.

1681195023_1.jpg

 

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/04/2023 00:46

    Cfaredo te kete qene arsyeja e pavaresisht se kush e ka vene,Berisha dhe Meta do te perfitojne nga ky atentat dhe do t'a perdorin per interesa politike sic e kane zakonin.S.d.q.,me beri pershtypje thirrja qe ben /shenjestra/ e atentatit kur kerkon /distancimin e policise nga politika/! Nuk ka logjike per kete lloj thirrje per kete lloj ngjarje dhe ne keto momente te rrezikshme ku ndodhet /shenjestra/ e atentatit! Ata police do te te marrin ne mbrojtje,ata do te bejne hetime e arrestime per rastin dhe nuk jane ata qe kercenojne votuesit,perkundrazi jane grupe paramilitare si ata qe u ngateruan ne ngjarjen e Elbasanit,ose nga ata qe punojne nen rrogos me kercenime e blerje vote.

    Përgjigju
  • Riku: 11/04/2023 17:56

    O te mjere PD ket PD ate... o mjerane me pagat me te uleta me karbutantin me te larte me korrupsionin me te larte me cmimet me te larta te ushqimeve me ndihmen sociale me te vobekte me plakjen me te larte ne evrope ne 5 vitet e fundit me numrin me te larte te azilkerkuesve pas sirianeve me me shume vdekje se lindje qe s dodhte qe ne WW2 te gjitha dhurate e 10viteve humbje busulle... thirrini ore trurit whats wrong with u people wtf

    Përgjigju
  • Mjedasori: 11/04/2023 17:06

    PDja eshte specialiste per vendosje dinamiti,nga shtyllat e tensionit te larte te maqinat! Prandaj vendosesit e dinamitit i keni brenda partis tuaj.

    Përgjigju
  • Doktori: 11/04/2023 16:54

    Vetem ligji me vdekje i ndalon keta maskarenje dhe keta palaco po enveri sishte budalla qe i pushkatonte po vrave apo ndonje krim tjeter vetem keshtu mere funde krimi apo korupsino

    Përgjigju
  • Lexhenda: 11/04/2023 15:56

    Skenar i pergatitun deri ne hollesite ma te imta, sikurse jane edhe fjalimet qe do te mbahen para kameres. Ca policijet e keni fjalen kur ne vadejes jane vetem mja 2-3 pleq me nje golf 4 qe mezi ndez? Ju Zef e kompani e dini mire se cilin keni krah te armatosun dhe ke keni bllokues rruget e djeges te shkollave ne partin tuej...mandej keni edhe zonjen qe merr eksperienca nga i ati si djeges i komisariateve ne 1997...

    Përgjigju
  • velipoja: 11/04/2023 15:53

    e ka bo tom doshi dhe te gjithe ato qe akuzojne viktimen ose berishen turp ti vi se nuk perfitojne asgje e ka rujt zoti po ju plera qe ju blen toma ne shtepite tjua e provofshi

    Përgjigju
    • Berati: 11/04/2023 16:11

      Ti kete ble Toma mire, se te pakten i jep ndonje lek, por keta me siguri jane ato te grupit te Fuges qe shkruajne nga Kryeministria, dhe i paguajne me ndonje qofte.

  • Gripi: 11/04/2023 15:06

    Akt terrorist i rende. Policia ose te zbardhe ngjarjen ose te dorezoje celsat. Kriminelet presin dhe rastin ne kete atmosfere politike per humbur gjurmet, prandaj policia duhet te zbardhe ngjarjen sido qe te jete e verteta, politike ose jo. Çdo bir ku**e qe kryen akte te tilla duhet te marre si shperblim vetem plumbin dhe liçimin e familjes. Boll me terror, duhet ndeshkim shembullor.

    Përgjigju
  • Spathari: 11/04/2023 14:40

    Të gjithë këta që japin deklarata para kamerave dhe ky Ndreca që bën viktimën janë autorë të kësaj ngjarjeje dhe autorë të djegies së KZAZ Bushat ku u dogjën votat dhe u plagosën policët.

    Përgjigju
  • L' étranger: 11/04/2023 13:55

    Saliu s'ia paska mare doren akoma me keto atentatet e stisura, po ku i gjen keta aktore amatore se njerez me te qete pasi u plas tritoli nuk kam pare une. Pse s'e beni pak dramatike si ne telenovelat turke?

    Përgjigju
  • Shkodra: 11/04/2023 13:24

    Vetem sala perfiton nga ky akt Pak tritol asht sa me i prish parakolpin . Te ja kishte ba kush tjeter do ja kishin vu te kamt. Ky vet e ka ba

    Përgjigju
  • Behar: 11/04/2023 12:46

    Tash e dini pse Bajrat u lirun

    Përgjigju
  • Alb: 11/04/2023 12:38

    Kur lapcin e kap injoraca dhe pushken krimineli, veni bahte i pa ibanushum Kjo ashte shqipnija sote

    Përgjigju
  • anna: 11/04/2023 12:32

    Mendoj se perveq kamerave edhe brenda shtepise dikush i ka vezhguar qe plani te ece sa me mire epo 6 minuta si shume kohe paskan marr trimat e Saliut me e montu.

    Përgjigju
  • Arben: 11/04/2023 12:25

    Fajin e ka Saliu. Ky akt rrit urrejtjen per opoziten dhe rrit mbeshtetjen per PS. Sido qe te kene qene rrethanat.

    Përgjigju
    • @Arben patronazhistin: 11/04/2023 16:10

      Pra ky akt është në të mirë të PS?!

  • Ceni: 11/04/2023 11:54

    Njerez te pabese mjeshtra te mashtrimit dhe inskenimeve!

    Përgjigju
    • kirbi: 11/04/2023 15:59

      wtf.. ku ka arrit niveli patronazhistve, ju ngect sufllaqa ne fyt ty dhe nenes tende meqe mendon inskenim me bomb ke kembet e nenes

  • fran: 11/04/2023 10:02

    Nje gje nuk kuptohet perse e ka rethuar shtepine me kamera, nga kush ka pas frike, kujt i ka ra ne qafe, kur je i paster nuk duhet te kesh frik.

    Përgjigju
    • Franqua: 11/04/2023 19:44

      Franin pyete kush ben djathin me te mire: qumeshti i lopes, deles apo dhise.

    • Loran: 11/04/2023 16:20

      O Fran o cop mishi pse duet te kesh hasmeri o hajvon qe te vesh kamera

    • 136: 11/04/2023 15:56

      hahahahahahahahahahaha...patronazhe dhe personazhe nga rilindja, ku i kan gjet gjith servilat dhe njerzit pa moral qe gjejn vend per kto pytje nkto raste.. esht momenti ku ska lidhje mo politika o idioter, mafia po sulmon me tritol , per pushtet. distancohuni dhe injoroni kte lloj kaste. njaft o servila te neveritshem

  • Partia: 11/04/2023 09:19

    Të kishte ndodh e kundërta do thuhej, Berisha sulmon me tritol Shqipërinë.

    Përgjigju
  • Kistra: 11/04/2023 09:18

    Per te shkuar tek autoret e motivet, duhet bere pyetja: Kush perfiton nga ky akt?

    Përgjigju
  • Me qetesi: 11/04/2023 08:41

    Me ngadale falangat e terbuara te mafies ne pushtet. Keto veprime thjesht dhe vetem diskretitojne me shume kupolen ne Tirane. Fundi gjithmone eshte i hidhur por ai eshte i pashmangshem. Te shkuara te demtuarit dhe si gjithmone policia do vazhdoje hetimet e do nxjerri ndonje piste qe te harrohet shpejt ngjarja ne syte e patronazhisteve e aktivisteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë