Reagimet e grekëve: Shqipëria
nuk ka pretendime territoriale

Reagimet e grekëve: Shqipëria<br />nuk ka pretendime territoriale
Intervista e Edi Ramës për televizionin grek “Skai”, ka pasur mbrëmë një audiencë mjaft të lartë.

Dhe jo pa qëllim, sipas asaj që kanë publikuar mediat greke, kanë qenë rreth 130 mijë shikues të stacionuar përpara ekranit, duke tejkaluar shifrën mesatare të shikueshmërise së kanalit, ndërsa klikimet në faqen elektronike të tij janë më shumë se 500 mijë.
 
Reagimet e para për intervistën, krahas qëndrimeve të ndryshme politike, vijnë edhe nga mediat e tjera. 

Kryeministri shqiptar përsërit pretendimet e komunitetit çam”. Me këtë titull e përditshmja greke Ekathimerini i kushton një shkrim intervistës së kryeministrit Rama për televizionin grek Skai.
 
Më tej, në shkrim e përditshmja citon se në përpjekje për të neutralizuar efektet nga disa deklarata, kryeministri shqiptar Rama ka mohuar se vendi i tij ndjek një politikë të jashtme irrendentiste me insistimin për të diskutuar pretendimet e komunitetit çam për pronat që ata lanë pas kur ata u dëbuan nga Greqia gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Gjatë intervistës, shkruan e përditshmja, Rama u shpreh se pretendimet e komunitetit çam janë çështje të të drejtave njerëzore duke bërë thirrje që të arrihen negociata të cilat do të trajtojnë çështjet e pazgjidhura bilaterale.
 
Më tej, kreu i qeverisë, thuhet në shkrim hodhi poshtë edhe pretendimet se vendi po ndjek politikën e Shqipërisë së Madhe.
“Ne kemi Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët që jetojnë në Serbi, Maqedoni. Mal të Zi. Dhe çfarë? Nuk ka një plan për t’i bashkuar të gjithë në një Shqipëri të madhe”, citohet të ketë thënë Rama.

Edi Rama: Nuk kemi asnjë synim për ndryshim kufijsh me Shqipërinë”, shkruan To Vima.

"Edi Rama foli për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me marrëdhëniet greke-shqiptare, "Shqipëria e Madhe", prishja e ndërtesave në Himarë greke dhe Hulumtime greke në det".

E përjavshmja, “Protothema”, hapet me titullin “Rama: "Disa frikësohen me idenë e Shqipërisë së Madhe”. Kryeministri shqiptar insiston se ideja e Shqipërisë Natyrale rezulton nga disa qarqe që e kanë frikë, ndërkaq tha se nuk ekziston një plan serioz për bashkim të shqiptarëve.

Intervista për televizionin grek vjen pas përplasjeve diplomatike me Tiranën për arsyen e prishjes së disa banesave në Himarë ku pretendohej se prekeshin familjet e komunitetit grek. Më herët kujtojmë edhe postimin e kryeministrit i cili ngjalli shumë debat për komentin e tij ndaj Akropolit.
 
Këtë të martë edhe kryeministri grek Tsipras u tregua i ashpër në një bisedë telefonike me Ramën ku ka theksuar se mbrojtja e të drejtave të pakicës etnike greke ishte një detyrim për Shqipërinë si vend kandidat në BE duke i bërë thirrje Tiranës të pakësojë retorikën nacionaliste e të rivendoset një klimë besimi.

Redaksia Online
l.q- e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë