Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka reaguar sa i takon deklaratave të kancelarive perëndimore lidhur me marrëveshjen për vendosjen e armëve bërthamore në Minsk të Bjellorusisë.
“Reagimi joadekuat i një numri kryeqytetesh perëndimore ndaj vendimeve në lidhje me zhvillimin e bashkëpunimit tonë me Bjellorusinë në sferën bërthamore ushtarake nuk mund të mos shkaktojë hutim. Ky reagim ishte i tepruar, duke qenë se faktet e padiskutueshme tregojnë se ishin vendet e NATO-s që prezantuan konceptin e të ashtuquajturave 'misione të përbashkëta bërthamore' dhe vazhdojnë ta ndjekin atë për shumë dekada"- u shpreh Zakharova.
Zakharova përfundoi duke pretenduar të drejtën për të marrë masa shtesë të nevojshme për të garantuar sigurinë e Rusisë dhe aleatëve të saj.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Në Kiev mbërriijnë 18 tanket 'leopard' të Gjermanisë! Zelensky viziton forcat ukrainase në Zaporizhzhia! Moska: Me armët unike që kemi, shkatërrojmë edhe SHBA-të
