Reagimet nga mazhoranca për protestën e opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Video/ Balla ironizon protestën e opozitës: Seria e radhës Luli, Mona dhe shokët

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka postruar një video ku shihet  pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në protestën e opozitës.

Sipas Ballës protesta është seria e radhës “Luli, Mona dhe shokët"

Ora 20:59
Braçe për protestën: Kalifati i fashizmit oriental kaq është

1558802719_protestakryeministria.jpg

Zv. kryeministri Erion Braçe ka komentuar protestën e sotme të opozitës duke thënë se nuk mund t'i imponohesh popullit me militantët e dy partive të cilat nuk duan zgjedhje por kërkojnë pushtin me dhunë.

"Nuk mund t’i imponohesh kerkujt, aq me shume popullit qe ka zgjedhur, me militantet e dy partive qe nuk duan zgjedhje, nuk duan te votohen, por si cdo kalifat kerkon pushtetin me dhune!

Me besoni, nuk eshte gje me shume se kalifati i palacove qe ne pushtet, ne kohe te ndryshme prej 1992-shit, i mori jeten e falur nga Zoti, qytetareve te pafajshem;

I poqi te gjalle kur barbarisht i shfrytezonte per tu pasuruar sic ne Gerdec, I pushkatoi ne drite te diellit, pa faj, thjesht pse protestonin kunder tyre!

Po e perseris; Ju mori jeten qe zoti ju kish falur!

Keta horra te ish pushtetit, nuk kane asnje lidhje me Zot e Besim!

Keta horra te fashizmit oriental, perflasin Zotin e Besimin, per te vjedhur sic vodhen, per te vrare sic vrane!

Ndaj jane kaq pak. Mos harro; Nuk votohen vrasësit, mos harro 30 qershorin", u shpreh Braçe.