Vetëm 2 orë e gjysmë protestë, ndërkombëtarët 'çarmatosin' opozitën! 31 maji tubim 'anti' fushatë /Video

Për herë të parë një protestë paqësore. Protesta e gjashtë kombëtare e opozitës joparlamentare kundër qeverisë, u mbajt ndryshe nga të tjerat. E nisur në orën 19:00 me mbledhjen e simpatizantëve në bulevard, protesta kulmoi me një fjalim të liderit demokrat Lulzim Basha para godinës së kryeministrit Rama rreth orës 20:00. Pati vendosmëri nga ana e tij se nuk do të ketë asnjë hap drejt zgjidhjes politike të krizës, nëse kreu i qeverisë nuk largohet nga pushteti. Basha përmendi sërish qeverinë tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme.

Një ndryshim të dukshëm nga protestat e tjera që kanë shpërthyer në dhunë, e bëri edhe vetë Lulzim Basha, teksa tashmë e quajti një miting.

Më tej pati një marshim drejt Parlamentit të Shqipërisë, ku u shënua një incident i vogël, të cilën u mundua ta shuajë shumë shpejt sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi pas thirrjes së policisë për qetësi.

Tubimi u mbyll në 21:30, pas dy orë e gjysmë, me një fjalim të liderit demokrat Lulzim Basha në selinë blu. Ndërsa më tej në një takim me ish-deputetët në seli, u vendos që protesta e radhës të jetë më 31 maj, ditën kur nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, garë të cilën opozita joparlamentare e ka bojkotuar dhe deklaron se nuk do të lejojë që këto zgjedhje të zhvillohen.

Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri thirrje për të mos pasur akte dhunë në protestë, pasi këto veprime nuk do të ishin gjë tjetër, veçse pikë për Edi Rama. Ajo tha se dialogun Rama duhet ta zhvillojë me popullin dhe për këtë duhet të qëndrojë në kryeministri kur poshtë zyrës së tij protestohet.

Ndërkombëtarët njëzëri, bënë sërish apel që protestat të jenë paqësore, dhe vetë udhëheqësit politikë të opozitës të garantojnë që protesta të mos ketë akte dhune, në të kundërt pjesëmarrësit do të vihen përballë përgjegjësisë. Ambasadat e SHBA-ve dhe e BE-së bënë apel që palët të ulen në dialog konstruktiv, ndërsa kryesuesi i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, bëri thirrje që palët "të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synim për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente".

Protesta erdhi në një moment ndryshe nga tubimet e tjera, pasi ndërkombëtarët, konkretisht Gjermania ka shprehur gatishmërinë për të ndërmjetësuar krizën politike në Shqipëri, por Basha i ka vendosur kusht Berlinit për dialogun duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama. Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog, por se data 30 qershor nuk negociohet. Presidenti Meta shprehu gatishmërinë për të shtyrë datën e zgjedhjeve nëse ka vullnet politik duke dorëzuar edhe mandatin e tij për zgjidhjen e krizës.

Në gatishmëri për mbarëvatjen e protestës ishin mbi 1300 efektivë policie.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
Report TV sjell përmbledhjen e pamjeve me dron të protestës së gjashtë kombëtare të opozitës

Report Tv sjell një përmbledhje të pamjeve me dron nga protesta e opozitës jo parlamentare, sot pasdite tek Kryeministria, që u zhvendos më tej me një marshim drejt Parlamentit.

Ora 22:06
PD vendos: Protestë më 31 maj kur çelet fushata elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit

1558814879_mbledhjetepd.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike ish-deputetët pak pas përfundimit të protestës. Mësohet në takim është vendosur se data e protestës së radhës do të jetë në 31 Maji. Është zgjedhur pikërisht 31 maji, si dita kur Edi Rama ka deklaruar se nis zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 të cilat opozita jokuvendore i ka bojkotuar.

Ora 21:35
Protesta mbyllet me himnin kombëtar, Basha i kalon 'stafetën' tenorit (VIDEO)

Ashtu si protestat e mëparshme edhe ajo e sotmja është mbyllur me himnin kombëtar. Ajo është kënduar nga një tenor duke qenë se edhe më herët kryedemokrati Basha është kritikuar për stonaturë gjatë 'performancës' së tij

Ora 21:33
Basha: Është koha për zgjidhje politike...të largohet Rama, zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Lideri demokrat e përmbylli protstën pas rreth 2 orë e 30 minutash me një fjalim në selinë blu. Ai tha se zgjidhja politike do të vijë vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama.

"Me këtë thirrje kemi nisur qëndresën tonë dhe bashkimin tonë më 16 shkurt, që ka kulmuar sot në pjesëmarrjen më masive popullore në 29 vite. Mesazhi më i qartë i shpresës që ka lindur e nuk do të fiket derisa beteja me të keqen të fitohet plotësisht. Zoti ju bekoftë. Mesazhi qartë dhe i prerë ndaj miqve, aleatëve, kundërshtarëve dhe armiqve të demokracisë, se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Këtë betejë e nisëm për Shqipërinë si gjithë Evropa, Evropa e dëgjoi zërin tonë, dhe tani është koha për zgjidhje politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme. E vetmja rrugë për të hapur dyert e mbyllura të Evropës. Ky bashkim ka forcën për ta çuar këtë betejë deri në fund. Ne nuk do të pranojmë kurrë më dhunën e krimit të organizuar në kutitë e votimit që kthehen në kutitë e plaçkitjes së shqiptarëve, votime të manipuluara nga krimi. Nuk do të pranojmë zgjedhën kriminale të këtij kryeministri të kapur në krim.

Për ata që i shkon në mendje se me 30 qershor do ta mbysë demokracinë e shqiptarëve, kjo nuk ka për të ndodhur. Forca jonë është përballja dhe përballje do ketë deri në fund të kësaj beteje. Por sot në këtë mbrëmje të mbushur me shpresë, të shkrirjes në një të vullneteve tuaja dhe të Europës dhe miqve tanë për ta çliruar Shqipërinë le të ndahemi me një mesazh të qartë dhe të prerë se jemi gati ta çojmë këtë deri në fund por edhe me paralajmërimin se do thyhet kjo vendosmëri gabohet rëndë. Shkaktari do largohet dhe kjo do i hapë rrugë zgjidhjes politike. Këtë nuk e di vetëm unë apo ju. Këtë e di Europa dhe bota. Beteja jonë po shkon drejt fundit që paracaktoi historia, drejt konkluzionit që iu premtova që ditën e parë, drejt çlirimit të Shqipërisë nga krimi. Beteja jonë po shkon drejt stacionit europian për Shqipërinë si e gjithë Europa. Teksa zëri jonë u dëgjua dhe bota hapi sytë, e kuptuam se kriminelët mbahen në pushtet me kriminelë ma katër klasë shkollë dhe me lobistët e fëlliqur. Kërkesa imë është të qëndrojmë në këmbë dhe gati për ta çuar misionin tonë deri në fund", tha Basha.

Ora 21:14
Shënohet incidenti i vetëm gjatë protestës së opozitës, mbyllet 'ende pa filluar' (VIDEO)

Një incident i vetëm është shënuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku simpatizantët kanë tentuar të largojnë hekurat rrethues tek Parlamenti, ndërsa është shënuar edhe një zjarr i vogël. Policia bëri thirrje për qetësim në radhët e protestuesve, ndërsa me ndërhyrjen e sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, incidenti u shua. Ky ishte i vetmi moment tensioni në protestën pa akte dhunë të opozitës këtë 25 maj.

Ora 21:13
Berisha-Ramës: Edhe 300 metra nën tokë të futesh, do të krehin

1558807651_saliberiha.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë nje mesazh kryeministrit Rama që ai të largohet.

Qytetarët tha Berisha do ti bëjnë gjyqin politik që ta mbajë mend gjithë Europa.

Berisha: Kam një mesazh për mostrën që këta burra e kanë shpallur sot moster. 

Ti vejë gishtin kokës sepse durimi ka një kufi, edhe 300 pashë nën tokë të futet do ta krehin, do t’i bëjnë një gjyq publik ta mbajë mend gjithë Europa nëse vazhdon me idenë për të rrëmbyer pluralizmin politik.

Nuk ka forcë në botë që ti mposhtë qytetarët.

Si ju duket qëndrimi i ndërkombëtarëve?

Berisha: Kryetari i opozitës ka dhënë përgjigjen më të ndershme dhe më të drejtë dhe unë e mbështes përgjigjen e tij.

Ora 20:52
Basha: Miting madhështor, mjerë kush e sheh si shenjë dobësie...Ndizini dritat dhe mposhteni errësirën

Lideri demokrat Lulzim Basha e quajti miting tubimin e sotëm para kryeministrisë, duke thënë se askush nuk duhet ta shohë si shenjë dobësie. Basha tha zgjidhja politike mund të vijë vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama, teksa u kërkoi simpatizantëve që të luten bashkë me të që kundërshtari të arsyetojë.

"Ky miting madhështor është mesazhi i popullit evropian të Shqipërisë. Ky mesazh është shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë.  Liri a vdekje! Demokraci a vdekje! Le të jetë kjo mbrëmje preludi fatlum i zgjidhjes së kësaj krize, përmes diktatit të normave dhe parimeve të Evropës. Pa asnjë kompromis për parimet dhe normat euroatlantike. Le të jetë preludi i zgjidhjes politike për t'i hapur rrugën Shqipërisë si e gjithë Evropa. Le ti lutemi Zotit, se arsyeja e njerëzve të arsyeshëm edhe në kampin kundërshtar do t'i mbivendoset verbimit të syve të atij që është kapur peng nga krimi në sofrën e qeverisë dhe sundon me krimin.

Por le t'i themi po kështu se ora po troket tik-tak tik-tak dhe se çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor popullin perëndimor të Shqipërisë, çdo ëndërr për të imponuar me krimin zgjedhje moniste dhe çdo përpjekke për të mos u larguar por për të vijuar të qeverisë me krimin, do të marrë përgjigjen e merituar nga ky shesh.

Marshim me dritat e celularëve, ndizini dritat, mposhteni errësirën, e duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Është madhështore kjo pamje, është madhështor mesazhi i popullit. Asnjë hap pas, më ndiqni në marshimin me dritat ndezur drejt Kuvendit", tha Basha.

Ora 20:45
Report TV sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës te kryeministria, ora 20:35
Ora 20:40
Kryemadhi: Siç është treguar Zoti bujar me mua, të tregohet edhe politika me shqiptarët

1558809908_MONIKA.jpg

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se shqiptarët duhet të kenë mundësi që të jetojnë në Shqipëri që të mos largohen nga vendi i tyre.

"Siç është treguar Zoti bujar me mua të tregohet politika me shqiptarët. Që çdo shqiptar të ketë mundësi të jetojë në vend. Shqiptarët janë heronj në jetën e tyre. Ne nuk do të lejojmë Edi Ramën dhe bandat e tij të destabilizojnë Shqipërinë", tha Kryemadhi.

Ora 20:32
Protestuesi tenton të sulmojë gardhin metalik, Klevis Balliu e largon

Një protestues është afruar pranë gardhit metalik të vendosur pranë kryeministrisë. Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu është afruar duke e larguar atë që të bashkohet me protestuesit e tjerë.

Të rinj të Partisë Demokratike ishin në protestë me një shirit të bardhë në krah, që simbolizon sipas tyre se protesta është paqësore.

Edhe në tubime të tjera ka pasur përfaqësues  të Forumit Rinor të PD-së si "paqeruajtës" vendosur para forcave të policisë, por as kjo nuk i ka shmangur aktet e dhunës. 

Ora 20:26
'Qeveria e krimit', opozita shkruan mesazhe në murin e kryeministrisë

Në murin e kyeministrisë, janë shfaqur sërish mesazhe të pasyqruar përmes video-projektorit ku është shfaqur simboli i shqiponjës por edhe akuza të opozitës e cila e quan atë qeveria e krimit dhe kryeministria e PPP-ve.

Ora 20:25
Report TV sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës para kryeministrisë, ora 20 : 15
Ora 20:17
Basha ndalon fjalën në respekt të iftarit: Sakrifica e besimtarëve u bëftë bekim për shqiptarët

"Më lejoni në emër të të gjithëve, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, tju uroj nga zemra, Zoti jua shpërbleftë sakrificën. Zoti e shndërroftë këtë bekim hyjnor për të gjithë shqitparët dhe Shqipërinë sakrificën tuaj. Ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për një minutë, teksa thyejnë agjërimin në një akt hyjnor të sakrificës dhe të bindjes vetëm ndaj të Madhit Zot si autoriteti suprem i qenieve të tjera mbi tokë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, dritë e bekim për shqiptarët u bëftë sakrifica e besimtarëve", tha Basha.

Ora 20:07
Pas kritikave të CDU/CSU, opozita shpalos në protestë flamurin gjerman

1558808387_basha.jpg

Në protestën e sotme përveç flamunjve të partive politike dhe atij shqiptar janë shpalosur edhe flamuri gjerman, flamuri i BE dhe ai i shteteve të bashkuara të Amerikës. Kujtojmë se në protestat e mëparshme protestuesit nuk ka përdorur në protestë, flamunj të shteteve të huaja.

Kjo vjen pak dite pasi grupimi politik CDU/CSU ne Gjermani kritikoi protestat e dhunshme te opozites.

Ora 20:04
Basha: Jepjani përgjigjen ta dëgjojë deri në Surrel: Rama ik! Zgjedhje pa opozitën, nuk ka! (VIDEO)

Me nisjen e fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha para kryeministrisë, demonstruesit e mbledhur kanë nisur të shpërthejnë kapsollë, ndërsa fjalët e kryedemokratit janë dëgjuar me vështirësi për shkak se protestuesit ishin pajisur me vuvuzela. Ish-deputetët e PD-së, mes të cilëve edhe Klevis Balliu, janë parë teksa vendosen para kordonit të sigurisë së forcave të policisë, për të shmangur përplasje të mundshme mes tubuesve dhe forcave të policisë. Militantët kanë hedhur edhe disa tymuese dhe shashka në drejtim të derës kryesore të godinës së kryeministrisë.

"Nuk ka në Evropë kryeministër që të kapet duke vjedhur zgjedhjet e të mos shporret një orë e më parë. Nuk ka në Evropë politikanë që e ka mbushur parlamentin me trafikantë drogë e të vajzave shqiptare, që të mos shporret e të shkojë para drejtësisë. Vlerat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi Ramës në këto gjashtë vite e gjysmë krim e korrupsion, babëzi dhe dhunë ndja qytetarëve shqiptarë. Sot e derisa të bëhet realitet, e shumë shpejt do të bëhet, ka një mesazh nga populli: Rama ik!", u shpreh kryedemokrati.

Lideri demokrat Lulzim Basha u tregua i vendosur për të mos bërë asnjë hap pas nëse nuk largohet kryeministri Edi Rama, duke thënë se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.

"Zëri juaj u dëgjua, po dëgjohet, nuk do të ketë asnjë fund tjetër për këtë betejë përvec largimit të qeverisë së krimit. Mjerë ai që nuk ka vesh dhe nuk dëgjon, e dëgjoi gjithë Shqipëria, e dëgjoi gjithë bota. Zgjedhje demokratike pa opozitën nuk do të ketë. Jepjani përgjigjen ta dëgjojë deri në Surrel, ta dëgjojë në çdo bunker që futet: Rama ik. Kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, kjo betejë sot bëhet për Evropën. Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le ti shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores. Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar ti jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet ti thërrasë mendjes dhe të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para kushtetutës e ti hapë rrugë zgjidhjes politike. Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit  dhe pengmarrësit ët demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik.", u shpreh Basha.

Ora 19:59
Kryemadhi: Nëse Edi Rama do dialog të rrijë në zyrë, ne prandaj shkojmë atje (VIDEO)

Kreytarja e LSI Monika Kryemadhi foli për dialogun me partive politike teksa tha se Edi Rama duhet të qëndrojnë në zyrë nëse do dialog me opoziten.

"Edi Rama duhet të rrijë në zyrë që të dialogojë me popullin. Ja ne po shkojmë atje, pse nuk vjen aty të dialogojë", u shpreh Kryemadhi.

Ora 19:56
Protestuesit sulmojnë me bojë kryeministrinë (VIDEO)

Protestuesit e mbledhur përpara kryeministrisë kanë sulmuar me bojë në drejtim të godinës së qeverisë.

Ora 19:54
Kryemadhi: Protesta të jetë paqësore, dhuna i rrit pikë Edi Ramës

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi pak para nisjes së protestë së sotme teksa marshonte nga selia e LSI drejt Kryeministrisë. Ajo tha se protesta duhet të jetë paqësore pasi në këtë mënyrë i rriten pikët Edi Ramës.

"Përveç emocionit ndjen edhe një përgjegjësi për të gjithë këta qytetarët që na përgjigjen sot. Protestojmë edhe për socialistët të cilët nuk mund të jenë aty, por kanë një jetë të vështirë. Ne do tregojmë se jemi qytetarë dhe jemi më të fortë se kurrë, Ne sot tregojmë se jemi europianë dhe dëshira për të qenë pjesë e BE është shumë më shumë se çdo flamur politik. Protesta e ka arritur qëllimin e saj, numri i protestuesve shtohet cdo ditë. Rama nuk duhet t'i provokojë më protestuesit, por t'i lërë ata të  qetë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga çdo akt dhune pasiv viktimat nuk është Edi Rama por ata 500 mijë shqiptarë që janë larguar nga vend. Cdo dhunë që do bëjmë ne sot i jep pikë Edi Ramës, Rama e di shumë mirë se vetëm dhuna i shton jetën atij.  Dua të them se sot kjo protestë e jashtëzakonshme është clirim shpirtëror . E ka bërë të qartë edhe Basha se dialogu ynë është dialog kombëtar. Nuk ka më dialog me partitë politike. Ka dialog me shqiptarët për t'i dhënë zgjedhje probleme të tyre. Dialog fillon duke ofruar alternativën për të qene pjesë e dialogut. I bëj thirrje Edi Ramës të jetë i sinqertë. Deklarata e deputetëve të Bundestagut gjerman ishte shumë i qartë kur thotë se shtyrja e zgjedhjeve dhe largimi i kryeministrit nuk është tabu. Duhet të mbyllim tranzicionin njëherë e përgjithmonë. Është shume e rëndësishme të dimë se nuk jemi vend i botës së tretë dhe kemi djem dhe vajza që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri", u shpreh Kryemadhi.

Ora 19:43
Basha del nga selia, marshim drejt kryeministrisë me të rinjtë e FRPD-së (VIDEO)

Në orën 19:40, lideri demokrat Lulzim Basha ka dalë nga selia blu, shoqëruar nga vajza dhe djem të forumit Rinor të partisë. Një mardhim drejt bulevardit për tu bashkuar me protestuesit tek kryeministria. Në disa tubime këtë marshim kreu i opozitës e ka bërë disa herë me bashkëshorten e tij, e cila në këtë protestë nuk është e pranishme.

Ora 19:40
Kërkojnë largimin e Ramës nga 'qielli', e shkelin me këmbë duke ngrënë makarona! (FOTOT)

Në protestën e opozitës, grupet e të rinjve demokratë kanë organizuar disa mënyra të protestuari. Janë ngritur balona me mbishkrimin Rama Ik, të cilat kanë fluturuar në qiell, ndërsa një formë tjetër proteste ishin edhe tepsitë jo vetëm me mbishkrimin Rama ik, por edhe me një foto të kryeministrit duke ngrënë makarona. Disapërfaqësues të forumeve rinore të PD-së kanë vendosur këmbët mbi tepsinë me foton e kreut të qeverisë.

Ora 19:40
Protesta e opozitës para kryeministrisë, pamjet me dron ora 19:30
Ora 19:32
Jorida Tabaku shtatzënë në protestë: Nuk ka skenar dhune, s'kam pse të jem e rrezikuar (VIDEO)

Në protestën e sotme të opozitës merr pjesë edhe ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila është në pritje të një fëmije. Tabaku deklaroi se ndonëse shtatzënë nuk mund ta humbiste atmosferën e sotme të protestës pasi është e bindur se nuk do ketë dhunë nga ana e protestuesve.

"Sot ka dalë e gjithë Shqipëria. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Është një mundësi që ndodh njëherë në jetë dhe nuk mund ta humbja. Jam e bindur që PD nuk ka përgatitur asnjë skenar dhune dhe unë nuk ndihem e rrezikuar të jem këtu", u shpreh Tabaku për Report TV.

Ora 19:30
Protesta e opozitës para kryeministrisë, pamjet me dron ora 19:20 (VIDEO)
Ora 19:21
Hidhen tymuese dhe kapsolla tek Ministria e Brendshme dhe Kryeministria

Disa militantë të opozitës kanë hedhur tymuese dhe kapsolla tek Ministria e Brendshme ku ishin grumbulluar. Disa raste sporadike ndërsa më tej kanë marshuar drejt bulevardit për tju bashkuar simpatizantëve të mbledhur para kryeministrisë.

Ora 19:17
Risi në protestën e opozitës, protestuesit shfaqen me vuvuzela dhe daulle (FOTO)
Ora 19:08
Parrulla: 'Rama ik! S'ka zgjedhje pa opozitën'

"Rama ik" dhe "Nuk ka zgjedhje pa opozitën", janë disa nga mesazhet në pankartat e protestuesve.

Ora 19:08
Partia e Legalitetit zbret në 'sheshin' e protestës me 10 përfaqësues (VIDEO)

Me kapele të verdha në kokë, afro 10 përfaqësues të Partisë së Legalitetit kanë marshuar drejt kryeministrisë teksa pritet t'i bashkohen pjesës tjetër të protestuesve.  

Ora 19:00
Agron Duka apel para protestës: Jemi kundër dhunës (VIDEO)

Kreu i PAA, Agron Duka deklaroi për Report TV se opozita po lufton për një kauzë të drejtë tkesa deklaroi se është kundër dhunës pavarësisht se zemërimi popullor nuk mund të menaxhohet lehtë.

"Ne luftojmë për një kauzë të drejtë dhe përveçse janë dokumentuar që zgjedhjet janë të vjedhura, politika është e lidhur me krimin. Edhe unë kam të njëjtin apel. Jemi kundër dhunës. Nuk është shumë e lehtë për arsye të zemërimit popullor", deklaroi Duka për gazetarin e Report TV Arsen Rusta.

Ora 18:47
Protestuesit me daulle dhe vuvuzela përpara kryeministrisë (VIDEO)

Një 'instrument' i cili nuk është parë në protestat e mëparshme të opozitës janë vuvuzelat. Mbështetësit e djathtë të cilët kanë nisur të mblidhen përpara kryeministrisë mbajnë në duar edhe vuvuzela të cilat do të përdoren përgjatë protestës së sotme. Ndërsa një prej tyre mban edhe një daulle teska qëndron përpara godinës së kryeministrisë.

Ora 18:42
Kreu i PD-së së Fierit mohon faktet: Nuk kemi përdorur molotov, por mos të presin që të hedhim lule

Kreu i PD në Fier Luan Baçi deklaroi për gazetarin e Report TV Arsen Rusta se protestat e opozitës nuk kanë qenë të dhunshme dhe shishet që pretendohen se kanë qenë me molotov nuk kanë qenë molotov. Ai tha se një protestë mund të jetë gjithmonë me tensione dhe nga nuk mund të presin që protestuesit të hedhin lule.

"Për protestën e sotme vendosin qytetarët. Protestat duhet të jenë jo të dhunshme. Protestat e PD nuk kanë qenë të dhunshme. Nuk mund të quhen të dhunshme ato shishet që i quajnë si molotovë. Policia është provokatore e dhunës. Nga një opozitë  në kushte depresioni, ka dalë në rrugë dhe ka në mbështetje popullin, nuk mund të presin që t'i hedhim lule. Mund të ketë edhe tensione të cilat gjithmonë janë prezent në një protestë. Këto qytetarët që vijnë pas opozitës nuk vijnë vetëm për ndërrim pushteti", u shpreh Baçi.

Ora 18:40
PD jep sinjalin e parë për protestë paqësore (FOTO)

Të rinj të Partisë Demokratike do të jenë në pjesë e protestës me një shirit të bardhë në krah, që simbolizon sipas tyre se protesta do të jetë paqësore. Edhe në tubime të tjera ka pasur përfaqësues  të Forumit Rinor të PD-së si "paqeruajtës" vendosur para forcave të policisë, por as kjo nuk i ka shmangur aktet e dhunës. 

Ora 17:04
PD: Policia postbllok autobusëve të protestuesve në Korçë, shoqërohen dy militantë

Sipas Partisë Demokratike në postbllokun e policisë të ngritur në Çiflig të Korçës, është ndaluar autobusi i militantëve të opozitës dhe dy prej tyre janë shoqëruar në ambientet në komisariatit për verifikim.

Ora 16:23
Militanti i PD: Sot janë centimetrat e fundit të bishës (VIDEO)

Një militant i PD nga Lezha i cili do të marrë pjesë në protestën e sotme thotë sot Shqiptarët do të mblidhen në Tiranë pasi janë centimetrat e fundit të bishës. Ai thotë se fasadat që gënjejnë duhen zhdukur për të mirën e popullit.

"Po pres që të gjithë Shqiptarët të shkojnë në Tiranë. Historia po përsëritet. I çmenduri i parë pati thënë ta bëjmë Shqipërinë hekur e beton, ky i dyti po e bën helm. Njerëzit dhe drogaxhinjtë drejtohen nga një i çmendur. Tani besoj se janë centimetrat e fundi të kësaj bishe. OSBE nuk është Zoti. Këta janë si juda, janë fasadë që gënjejnë popullin. Duhen zhdukur për të mirën e popullit", thotë një protestues.

Ora 16:20
Kreu i PD në Fier: Policia na ka bërë presion, i kemi identifikuar (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike në Fier Luan Baçi thotë vetëm pak orë para nisjes së protestës së opozitës se militantët e PD janë kërcënuar nga policia për të mos marrë pjesë në protestë. Ai thotë se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe t'i hapë rrugën një qeverie tranzitore.

"Letrat Rama i bën vetë dhe i lexon vetë. Rama është një delir madhështie dhe nuk arrin të kuptojë që qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër tij, kundër arrogancës së tij. Unë nuk dua të merrem me letrat e Ramës. Ai duhte ta japë dorëheqjen dhe të ndërtohet një qeveri tranzitore. Protesta e sotme do jetë në rritje. Dua të bëj një denoncim për policinë. Kryetari i grupseksionit Besnik Skënderi i kanë shkuar të shtëpia dhe i kanë bërë presion se nuk duhet të marrë pjesë në protestë. I bëj thirrje drejtorit të policisë dhe ministrit që t'i lënë presionet dhe këta inspektorë rendi që bëjnë presion janë identifikuar", u shpreh Baçi.

Ora 15:30
Zbardhet skenari i protestës së opozitës

Zbardhet skenari i protestës së opozitës! Burime për Report Tv bëjnë me dije se edhe protesta e 25 majit do të jetë një marshin më institucionet qeveritare më të rëndësishme. I njëjti skenar është përdorur nga opozita edhe në protestën e 13 majit. 

Ora 15:23
Protesta e opozitës/ Demokratët e Beratit të parët për të mbërritur në Tiranë

1558790723_nisenprotestuesiteberatit.jpg

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e protestës së opozitës, janë demokratët e Beratit të parë që kanë marrë rrugën për në Tiranë. Siç raporton gazetari i Report Tv, katër autobus janë vënë në dispozicion anëtarëve, simpatizantë të PD. Nisja është bërë jashtë mjediseve të selisë blu.

Ora 11:22
Sot protesta, Berisha paralajmëron Ramën: Po vjen cunami i historisë

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron qeverinë Rama.

"Sot Cunami i historisë. Shqipëria vërshon drejt Tiranes! Rama ik! Fitore!|" shkruan ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lyli: 27/05/2019 09:25

    Rama ra .me ne fund e rrezuam.epo ik o ram se na ke car koken.ma ler njeher shancin te behem kryeminister se do ta shpie shqiperin ne zimbabue jo ne europ.dhe per kete i kam dhene provat kam qene kryetar bashkie ne TIRANE!! dhe kamarjer bashke.plas nga inati po deshe

    Përgjigju
  • servet: 26/05/2019 09:38

    E paskeni pare filmine demostrates me duket ne ertv qe ju jane dukur aq pak protestues dhe me shume ne fotografine e Braces te liqeni.

    Përgjigju
    • Erik: 26/05/2019 10:05

      Servet shikoje me siper tek pamjet me dron, ne 3-4 orare te ndryshme kur ka qene edhe piku i protestes. Nuk mund ta konsiderosh me te madhen ne histori. Tirana si Bashki ka mbi 500 mije banore dhe 10-15 mije vete ne shesh nuk eshte ndonje sukses i madh t'i mbledhesh, sikunder askush nuk e mohon qe PD ka 400-500 mije vota ne gjithe Shqiperine. Por perseri jeni pakice dhe nuk mund t'i vendosni rregullat e lojes me dhune. Hyr ne zgjedhje dhe fito, boll u qurravitet se ju vidhet dhe blihet vota se shqiptaret e dine kush i ka prishur zgjedhjet cdo here, kush blinte votat e romeve dhe te faktuara, kush shperndante ushqime falas para zgjedhjeve ne rr.Myslym Shyri (Wall Street i Tiranes), kush nxirrte me leje te burgosurit javen e zgjedhjeve,kush i fitonte zgjedhjet neper burgje me 99% te votave, kush e detyronte administraten te vendoseshin ne kuadratet e caktuara kur kishte mitingje PD, kush kthente rezultatin ne tavoline me Ristana e Sashenka edhe kur votat numeroheshin publikisht dhe Rama fitonte me 10 vota plus, kush rrifte dhe vriste ne protesta opoziten. Per LSI-ne kot te flasim se dihet, ajo parti eshte koke e kembe blerje votash dhe interesash, asnje ideal, asnje program "vota per vjedhje".

  • Cimi i errësirës: 26/05/2019 08:36

    3 milion thuaj o çimi,,pse 2,,a ju keni pjerdhur,,frika nga burgu ju ka mar mendjen (jo se kishit dhe shum)DO I DORËZONI TË GJITHA ,,edhe pak burg do e kryni

    Përgjigju
  • Cimi I drites: 26/05/2019 02:21

    Kjo eshte qesharake KARRIGJA E RAMES PERBALLE ME SHUME SE 2miljon shqipetare TE PA KENAQUR NGA DILENTANTISMI I QEVERITAREVE TE RAMES PRANDAJ RAMA PER TE MIREN E KETIJ VENDI DUHET TE LARGOHET

    Përgjigju
    • Bubi: 26/05/2019 08:57

      Lum drita qe te ka ty o Cim qe e ha ne brim. Per trute qe paske, as ne WC nuk shkohet

    • Vlora: 26/05/2019 08:08

      Pak te pa kenaqur ishin shqiptaret ne 1997?? Dhe Z. Sali as qe vuri ujin ne zjarr por i coi ne lufte civile...2005-2013 .. blloku i likes dhe prap nuk iku z. Sali bashke me z. Bashaaaaa e praaaaaa... nje gje e di mire ai se nuk eshte populli ai qe po vete ne proteste por militantizmi.... se po te ishim ne te depolitizuarit jo rama por dhe meta dhe basha zhdukeshin per 24 ore nga shqiperia.... Vlorea ta ka dhen sms basha gjithmon... ashtu do e marresh prap

    • Joni: 26/05/2019 07:41

      Jo 2 milion, po sikur edhe 1 milion ta dinte PD-LSI se do ishin te pakenaqur, do kishin hyre ne zgjedhje lokale, do kishin fituar 40-50 bashki dhe do detyronin Ramen te shkonin ne zgjedhje te pergjithshme te parakohshme. Por e dine qe populli s’ha dhe pi bar te votoje vrasesit e 21 janarit, Gerdecit, hajdutet e parave publike qe tallin leshte e na tregojne sa bujar eshte treguar zoti me ta, kur kane dal me ze e figure duke kerkuar 7% dhe nga 200 mije Euro per te blere vota. Vetem femijet e Mones mund te harxhojne 100 mije paund ne vit, Shkelzen Berisha deklaron 80 mije Euro te ardhura ne vit, Aurela Basha 55 mije, qe do te thote me se pakti Shqiperia po rritet ekonomikisht, me se shumti keta bastarde vazhdojne te pastrojne para apo bejne ende aktivitete te dyshimta me prapaskene kriminale.

  • Erik: 25/05/2019 21:49

    Nga 62 mije protestues te lajmeruar si te ardhur nga rrethet, pa Kamzen e Paskuqanin, duket se 55 mije kane ardhur per eskursion nga liqeni se s’u pane ne bulevard. Gjithesesi ishte pozitive qe s’pati incidente, Rama s’ra as sot. Aman mbani Liken se mos vret veten.

    Përgjigju
  • Njeriu i protestave: 25/05/2019 21:41

    Kjo ishte nje shuplake edhe per Karpushinin. Poshte Rusia rrofte Europa rrofte Amerika rrofte Shqiperia etnike

    Përgjigju
  • Maks: 25/05/2019 21:28

    Si nuk kan turp keta demustrues qe ven mbrapa dy tradhetareve qe spiunun ushtrin clirimtate te kosoves ky zagar qe furnizoi serbin me naft ky gjaksori sali qeni

    Përgjigju
  • Robshi: 25/05/2019 21:18

    Faleminderit për protestën... punonjësit e administratës do komentojnë kundër saj por efekti ndjehet në çdo cep... edhe një herë faleminderit për neve që smarrim dot pjesë se na bëjnë gati letrat

    Përgjigju
    • Berti: 26/05/2019 00:42

      Nuk jam pjese e administrates dhe jam kunder kesaj proteste qesharake per 28 apartamentet e shitura te Mones, per vilen e saj ne gjirin e lalezit dhe per femijet e saj qe studijojne ne Angli. Jam kunder kesaj proteste per 260 milion euro te vjedhura nga Luli dhe qe nuk vajti kurre ne gjykate. Jam kundra kesaj proteste per Mediun qe u mbrojt mbas imunitetit per masakren e Gerdecit. Jam kundra kesaj proteste per femijet e kamur te Sali Berishes . Jam kundra kesaj proteste qe kerkon te ricikloje plehrat 30 vjecare qe e rropen kete popull. Do isha pro protestes nese do kerkonin te drejtat e tyre, uljen e cmimit te energjise, uljen e cmimit te naftes, uljen e taksave. Denimin e politikaneve me rradhe duke filluar nga krye qeni Berisha me femijet e tij dhe duke vazhduar me Monen e Liken, me Idrizra e Ndoka, me Tahir fhe Gjiknur etj etj e duke perfunduar tek Rama.

  • One: 25/05/2019 21:00

    Njerez debila qe mbajne anet ose te njerit ose te tjetri hajdut. Te dyja palet J’ua kane fut me gjithe berryl dhe ju ziheni se kujt prej jush i dhemb me shume. Me vjen keq per ata qe e kuptojne dramen qe po ndodh kaq vite dhe s’kane fuqi te bejne asgje. Si perfundim ose mbyllen ne rrethin e tyre te ngushte ose largohen nga Shqiperia. Batakcinjte vazhdojne i perdorin protestat te bejne pazare per te ndare prene qe jeni ju te shkrete

    Përgjigju
    • Justice: 26/05/2019 00:09

      Te iki Rama dhe te vi Luli me Monen,? Ky eshte problemi.

  • Dine: 25/05/2019 20:53

    Weee si ka mundesi nuk u be dem sot?! U tremben nga Amerika mesa duket. Epo behuni gati per zgjedhje tani se mesa duket do futen te gjitha palet. Populli le te vendos per me te mirin.

    Përgjigju
  • AltinTop: 25/05/2019 20:34

    Ne Angli dhe Austri opozita nuk hedh molotov drejte institucioneve...atje te gjithe jane te ndergjegjshem.

    Përgjigju
  • ik ti te vij une: 25/05/2019 20:33

    ore kodosh po ku e ke pare ti kete.PRIT zgjedhjet legen dhe perballu me ramen po ta mbajti.loja ka rregulla toc

    Përgjigju
  • usa: 25/05/2019 20:18

    po bete dhune sonte iu trodha moret vesh!!! e paska mare mesazhin lulka me ne fund.

    Përgjigju
  • I pandehuri Basha: 25/05/2019 20:15

    Manifestim i papare!!!!!! Jane a s’jane 2000-3000 veta qe mbajne peng Tiranen...... Vetem per kete dhe per asgje tjeter Rama (pa atribute) duhet te jape doreheqjen.....

    Përgjigju
  • Tropojani: 25/05/2019 19:45

    MINIMUMI 4 MILJON Protestues ne shesh. Rama ik hahahah hahahaha hahahaha

    Përgjigju
  • Beni: 25/05/2019 19:36

    Si ka mundesi te jete gjithe ky popull komunist, kunder amerikes e evropes?!

    Përgjigju
  • Populli Popu: 25/05/2019 19:34

    Deshtim total I protestes aq njerze mblidhen me dasmen ik shporru Lul banditi behu gati per ne Rec bashke me suiten tende

    Përgjigju
  • Insituti: 25/05/2019 19:23

    Hahaaaaaa po' ti Gjic qenke me psedonimin "un fen ti pi" me vjen qenke bere si lushnjare duke shajt me ha muutt, na turperove si veriore, ta futi tropojani te beri me nxjerr emrin,po' cfar halli keni qe po' mbron Ramen,Berisha nuk esht byth,.... si Rama kete gje ka me shum Berisha

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 25/05/2019 19:21

    E dini shumesin e fjales tropojan?TRAPAJANE.ju te rruani topet.shquheni per pabesi.jo me kot udb ngriti qendren ne tropoje.jeni te pabese dhe pa burreri.edhe bajram currin e tradhetuat,e vrate,e late tre dite pa varrosur.erdhen trimat hasiane e moren dhe e varrosen teimin e gjakoves se per ju...Ju mbulofte turpi.enveri ju nxorri ne drite.ju u bete vegla te serbit.ate rruge ndiqni dhe sot.nuk i fus te gjithe ne nje thes, por shume si ti qe lehni si qener ,perfshi saliun tuaj,kopil te karaxhicit te tille jeni.antishqiptare dhe kelyshe te serbit e malazezit.

    Përgjigju
  • O TOPOMUT: 25/05/2019 16:24

    Un Fadil Gjici jam hajde te kafja e madhe e Kamzës po sti shkërdheva rropt ku ti kesh un ta dhash emrin ma jep dhe ti mor çen mor fundërrin bohesh trim në letër o fundërrin.

    Përgjigju
    • I pandehuri Basha: 25/05/2019 20:17

      Per te gjithe ata te kesaj pjese ketu: mesoni gjuhen shqipe njehere, pastaj behuni trima,,,,

    • Alberti: 25/05/2019 19:40

      O tropoja ,po ta dha ember e mbiemer,pse nuk e jep dhe ti tani si burrat

    • Tropojani: 25/05/2019 17:15

      Ate dhembi apo te djegu, e dini mire se si ndahesh me tropojanet, se nuk keni shans te fotoni Kamzen, mendohu mire ........ se sa per kafe dil nga farmacia 10 te Merdreseja ateher kujtohesh mire

  • luli me pashaport hollandeze: 25/05/2019 15:55

    po ti do shkaterrosh dhe europen me keto mend qe ke o gomar.e duam europen si shqiperia thuaj me mire.ke pare ne ndonje vend europian te braktisesh parlamentin dhe ata qe te kane votuar !! TRAP

    Përgjigju
  • tropojanit: 25/05/2019 15:44

    e paske fiksim me topet e berishes ti oooooorrr tajjjj.po thuaj rrofte epoka dixhitale dhe qytetari digjital i birishes bashke me disa te tjera si puna jote qe vetem nje emer keni TOKE E XANUN zaptuat gjithe shqiperine

    Përgjigju
  • UN FEN TI PI: 25/05/2019 13:43

    O maloku krriminel ti të ha MUUUTTIN .PROVOJE E DO SHIKOSH SA TË VLEN LËKURA JOTE E ZGJEBOSUR O QEN BIR QENI 400 BREZASH.PTY RAC E KEQE.

    Përgjigju
    • Tironsi: 25/05/2019 16:13

      O trimo kruaje kruaje po' deshe me maloket, po' pse nuk i kthe pergjigje "Tropojes dhe Para Lacit" po' ik e mos u merr me maloket bej donje pune e beje leke per kalamajt e tua, se maloket e kan mendje te sherri

    • Tropojani: 25/05/2019 14:47

      Po' ti o byth..... o moter..... po' mbylle gojen o pleher, vetem kalamajt thone te ha muutt po' je trim nxirre koken e ta shikojme sa te vlen, po' rruaj topet Berishes e me gjith listen e dasmes qe ka pas kur ka martuar vajzen,prandaj mbylle gojen e bej donje pune andejka selia e PS mbledh donje byth cigarje

  • Para Laci: 25/05/2019 13:05

    Ku jan trimat e PS ku jan byth..... ja ku keni Saliun ju e keni frike kur e shikoni dhe ne TV, ky jua ka thene troc se un ju vras perseri pse nuk e futeni ne burg, nuk keni byth,Juve ju ka gjet belaja me S.Dollapin qe po' i dergoni njerez per ti kerkua falje duke filluar nga Rama, po' ju o ligena e moret pushtetin me cunat qe i ka pas PD se sa per Juve ju humbet farà se te gjith si Gjinushi jeni

    Përgjigju
    • Fr: 26/05/2019 04:12

      Sala ka nje hasmeri prit se po afrohet laku ne shteg i ka haklajt dhe po jeni burra shani haklajt me emer fhr mbiemer dhe do ta shikoni tropojen vetem ne harte dhe po lexoj shum gangu keto.. o cuna ulni koken dhe i lini takimet neper se veni dhe svini prandaj hani ndonje sanduic nga mona dhe mir jeni

    • Robshi: 25/05/2019 22:07

      O labi vish fustanellen se ste bën njeri gjë pastaj kur të shkosh në veri...

    • Labi: 25/05/2019 15:44

      Do çohemi ne nga Vlora e jugu e do zini ti bini çiftelise prape per Enveron pastaj, po na e merrni qetesine per dobesi me duket

    • Luli: 25/05/2019 15:41

      Ti qenke nji RrotK... ty qenka me qi R... ku ti kesh. ofendon ofendon njierezit, kujton se ska njerz qe q... R...t Ty.

  • rama: 25/05/2019 11:35

    eh or sal cte erdhi hakut ky gjatovina .prej tij e gjetet belane ti luli dhe meta.ske faj dhe ne ender ate shikon .por mos harro se gjatovina ka perkrahjen e usa dhe be o tope nuk i ben dot gje .maksimumi do tju shohim pas hekurave nje dite te afert.SPAK

    Përgjigju
    • Tropojani: 25/05/2019 13:10

      Apo i rruani topet Berishes se 7 vjet u bene qe po' e beni mend per ta futur ne burg dhe keni boll prova, por keni frike ooooo ligena nuk guxoni tja thoni ne sy, por ju me ate avaz do te beni perseri Berisha e ka fajin dhe 7 vjet ne pushtet ju dhe perseri thoni se e ka fajin Berisha

  • Papagalli: 25/05/2019 10:42

    O Hasan je shume i sakte por ke harruar aktoret interpretues. Edi Paloka Gazmend Bardhi Klevis Balliu Monika Kryemadhi

    Përgjigju
  • Hasani: 25/05/2019 10:21

    Skenari Vladimir Putin Regjisor Akeksander Karpushin Operator Lulzim Basha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë