Reagimi i ashpër i Murrizit për klasën politike: S'jeni KÇK, por kokrrat e KK...po flasin 'të virgjërit' për korrupsionin

Reagimi i ashpër i Murrizit për klasën politike: S'jeni KÇK, por kokrrat e KK...po flasin 'të virgjërit' për korrupsionin

TIRANË- Reagimi i parë pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për pakten AntiKÇK ka ardhur nga deputeti Myslim Murrizi.

Sulmi i tij ka qenë për të gjithë klasën politike të vjetër të të gjitha partive politike, sipas së cilit janë të korurptuar, e më konkretisht për kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kreun e PD-së Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Për Murrizin, e gjitha kjo luftë politike apo edhe në ngërçin kushtetues nuk po bëhet për të mirën e vendit apo në respekt të Kushtetutës, por se kush do të  "marrë pjesën më të madhe të tortës".

Me një fjalor jo shumë etik, Murrizi shkruan se kur dëgjon këto figura të flasin për luftën kundër korrupsion është njësoj si të dëgjojë "punonjëset e SEXIT tek xhamat në Amsterdam të thonë janë të virgjëra".

"Propagandë dhe demagogji të pështirë me gjoja luftën kundër KÇK. Kur shoh fytyrat më të pista të këtij vendi, që bëjnë si të virgjër ndaj korrupsionit më vjen për të vjellë

Ju plehra që keni deklaruar se keni vetëm 3000 euro në bakë, që rroni me pensionin e plakës, që martoheni me kursimet e mamit, që bridhni me biznes klase me fitimet e grave apo bleni vila mbi 2 milion euro nga bizneset e kunatit, peshqeshet e baxhanakut jeni jo KÇK por KOKRRA K K. Tu besosh fundërrinave që prej 29 vitesh vjedhin si qen të pa ngopur se do bejnë luftë kundër hajdutëve, është njëlloj sikur të besosh se janë të “ virgjëra” punonjëset e SEXIT tek xhamat në Amsterdam. Problemi madhor i Shqipërisë nuk ka qenë dhe nuk është KÇK, por Ju o KKK që mbani rreth vetes BLP, KQK,HPO,KRM dhe të gjithe llumin e Shqiptarëve që ju shërbejnë në rrugën tuaj të ndyrë të mashtrimit të Shqiptarëve

Edhe “ betejat” e fundit nuk janë as për drejtësinë e as për Gjykatën Kushtetuese, por një sherr banal mes një “ tufe” të vogël “ qensh” qe duan të kenë pjesën e tyre siç kanë pasur prej 29 vitesh në të gjithë pushtetin gjygjesor, që te kene imunitet per çdo maskarallik, hajdutellik e palaçollik qe keni bere dhe beni ne emer te POPULLIT Koha e juaj ka filluar numerimin mbrapsh, dhe Shqiptaret nuk mund ti mbajne me peng 5 fytyra te pista, te urryera, hajdute dhe te pa moralshme, dhe 20 BLP,KQK,LGBQ e llumhane qe ju mbajne uturakun ju 5 individeve me te ndyre te ketij vendi prej 29 vitesh. Shqiptaret duhet te zgjedhin me vote perfaqesuesit e tyre", shkruan Murrizi.

Postimi i plotë i deputetit Myslim Murrizit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Simi: 25/11/2019 00:11

    Cdo behet Me koken e KCK qe eshte dora vete Ed Rama

    Përgjigju
  • Moderni: 24/11/2019 22:50

    Cka ky kokrra kkkk qe esht gjithmon i nevrikos dhe me fjalor te ndyre.

    Përgjigju
  • Sefer Hajdinio: 24/11/2019 20:49

    O Lym ti mir e ke shoku, nuk te heq asnje presje, po ça do bohet me shqiptaret se ti vetem nuk nderron gjo....apo vetem lloqe kavaje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja