Rama prezanton nesër Anti-KÇK-në: Do shkatërrojë foletë e krimit...'thumbon' Metën për sulmin ndaj ambasadorëve

TIRANË - Të hënën kryeministri Edi Rama do të prezantojë për herë të parë para publikut shqiptar, paketën speciale Anti-KÇK, që në thelb është goditje ndaj krimit të organizuar dhe pasurisë së tyre, duke përfshirë kriminelët që i kanë shpëtuar më herët drejtësisë përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që kreu i qeverisë i fut në grupin "Kap ç'të kapësh". Shefi i mazhorancës thotë se për këtë paketë është punuar me ekspertë të huaj, ndërsa javë më parë Shqiptarja.com mësoi ekskluzivisht se qeveria është konsultuar me një grup ekspertësh nga Izraeli për të marrë përvojën e tyre nga e ashtuquajtura "Fauda"e forcave komando izraelite në kapjen apo eliminimin e elementëve të rrezikshëm terroristë në Izrael dhe Palestinë.

“Nesër prezantojmë Paketën Speciale Anti-KÇK. Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafies e krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit”,-shkruan Rama.

E teksa ditët e fundit kreu i Shtetit, Ilir Meta, si dhe partitë opozitare jashtëparlamentare kanë filluar sulmet ndaj ambasadorëve të huaj në vendin tonë, Kryeministri Rama nënvizon se paketa Anti-KÇK, do të vë në dukje sesa të rëndësishëm kanë qenë dhe janë partnerët ndërkombëtarë në luftën që Shqipëria ka nisur ndaj mafies.

“Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale Anti-KÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi. Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri, s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale Anti-KÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre”, -shkruan Rama në rrjetet sociale.

Duke mos folur direkt për të gjithë situatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese pas vendimit që Meta mori për të dekretuar Marsida Xhaferllarin ndonëse ishte e katërta në listën e KED, si dhe deklaratat e fundit të Presidentit për Referendum, Rama po i përmbahet qëndrimit të tij të bërë në seancën parlamentare të 15 nëntorit se beteja e Qeverisë dhe mazhorancës nuk është me Metën, por kundër krimit të organizuar dhe prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar (KÇK), në një luftë, që siç është shprehur më herët "nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri"

Qëllimi parësor i paketës Anti-KÇK është të godasë krimin e organizuar, e përmes tyre të shtrijë efektet edhe tek prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar që i kanë "lehtësuar" punën kriminelëve përballë ndëshkimit të ashpër të drejtësisë.

Prezantimi do të bëhet ditën e hënën në orën 10:30 të paradites në ambientet e ArTurbinës, ku do të jenë të pranishëm strukturat drejtues të PS-së, ministrat, zv ministrat, deputetët dhe kryetarët e bashkive.

Cfarë është Fauda izraelite?

Njësoj si "Fauda" në Izrael, edhe në Shqipëri, kjo strukturë e re që do të ngrihet, me një grup oficerësh të trajnuar posaçërisht për të luftuar drejtpërdrejt krimin e organizuar, do të ketë edhe agjentë të fshehtë. Anti-KÇK do të ketë të infiltruar edhe në botën e krimit për të marrë kështu informacione se ku veprojnë bandat dhe ku i investojnë ata pasuritë, ashtu siç komandot izraelite infiltroheshin si arabë në radhët e terroristeve.

Çfarë deklaroi Rama në Kuvend kur paralajmëroi prezantimin e Anti-KÇK-së?

"Ata që kanë marrë dënime për krim të organizuar, apo për krime të rënda të lidhura me veprimtari kriminale më shumë sesa një vrasje; ata që janë akuzuar për krim të organizuar dhe për krime të rënda të asaj natyre dhe që nuk janë dënuar si rezultat i atyre prokurorëve dhe atyre gjykatësve, që e kthyen drejtësinë në një pazar ku kriminelët ishin të parët që jepnin ofertën dhe zakonisht kanë pasur ofertën më të mirë; ata që janë të hetuar për krim të organizuar jashtë vendit duhet të kthehen një orë e më parë në shënjestrën tonë. Nuk mundet më që ata, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, KÇK-ja t’i gëzojnë pasuritë e tyre. E pikërisht ofensiva ndaj pasurive të tyre do të jetë thelbi i një procesi pa kthim, që do të duhet dhe do të nisë një orë më parë. Duke tundur themelet e çdo pasurie të krimit dhe po ashtu, duke tundur themelet nën këmbët  e kujtdo që brenda Sistemit të Drejtësisë, prokuror apo gjykatës është bashkuar me krimin", shprehej kryeministri Rama.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diori: 25/11/2019 02:06

    AMIN O RAMA,TEK TY DHE AMERIKA I KEMI SHPRESAT.......

    Përgjigju
  • Ton: 25/11/2019 02:02

    Ishalla i kapin dhe ato qe vjedhin votat bashke me perfituesit.

    Përgjigju
  • Gjuzi Fahrri Mzi Ali Derdush Karamangjella: 24/11/2019 23:23

    Ik more sharlatan

    Përgjigju
  • Daku: 24/11/2019 22:44

    Cne qe u bere i gjalle o lartmadhni se te kishte nis likja me pushime nja 1 jave. Nje haber thuhet se ta ka cu me nje sufler te perbashket...fjale per fjale e di ti se ca mesazhi te ka percjell por duket sikur e ke ngrene presionin...eshte edhe normale mbase sepse me mire se ti nuk e njeh asnje Liken! Te fala nga lalzi edhe hap syt oreee!!!

    Përgjigju
  • Papi: 24/11/2019 20:21

    E vetmja gje qe duhet te besh eshte ngritja e spak dhe bkh te tjerat jane per te demtuar keto dyja

    Përgjigju
  • Mina: 24/11/2019 18:17

    Parole, parole, parole...

    Përgjigju
    • Cocomero: 24/11/2019 21:58

      Hai perfettamente ragione

  • populli: 24/11/2019 16:53

    kete dua te gjithe.. mos vononi se e lodhet popullin..

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 24/11/2019 16:29

    Hajt ne e te seckes te shkojne te gjithe e te shterrngojne bythken

    Përgjigju
  • Trala zura nje gale: 24/11/2019 16:27

    Mos lif si qen por vepro ne heshtje keshtu si po vepron duke caktuar dite dhe ore po ju thua krimineleve dhe hajduteve ikni se ju kapem.

    Përgjigju
  • TA VE LALA SONE: 24/11/2019 16:06

    Rroft USA që po ju mundëson Shqiptarve drejtësi. Po po të ishte për ty o Ed Palla ti do ti fërkoje krahët siç i fërkove qenit kriminel salhe krahët për Gërdecin. Pra pa USA Dhqipfia ishte e mbaruar. ZOTI E BEK9FT USA.

    Përgjigju
  • Ops: 24/11/2019 16:02

    Foleja me e madhe e krimit je ti, ato te pd dhe lsi, por ti je kampjoni.✋

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vedat Muriqi shënon golin e 6-të në La Liga

VIDEO/ Vedat Muriqi shënon golin e 6-të në La Liga