Reagimi i Gener2 dhe 3 
pyetje nga Shqiptarja.com

Reagimi i Gener2 dhe 3 <br />pyetje nga Shqiptarja.com
Përmes e-mailit, Shqiptarja.com kërkoi të mësonte dhe qëndrimin e firmës “Gener 2” dhe të z. Bashkim Ulaj, ja përgjigja e tyre:
Ju falenderojmë për profesionalizmin e treguar duke na vënë  në dijeni në lidhje me  faktin e prononcimit të Zj. Elida Cangonji, dhe duke na krijuar mundësinë e sqarimeve të mëposhtme:
Në Projektin e Shoqërisë tone (jo të Z. Bashkim Ulaj) në Rrugën "Ismail Qemali" Zj. Elida Cangonji nuk është as Investitore, as Zhvilluese,  dhe as Pronare në Truallin ku është zhvilluar Projekti. Marrëdhënia kontraktuale e bashkëpunimit dhe sipërmarrjes në ndërtim është krijuar me Z. Ilir Foti, djalin e saj, me të cilin  jemi në marrëdhënie korrekte të dyanshme dhe aktualisht nuk ka asnjë mosmarrëveshje.
Nëqoftëse nga ana Juaj, na paraqitet konkretisht se cili është versioni i Zj. Elida Cangonji, ne jemi të gatshëm, të vendosim në dispozicion dokumentacionin ligjor dhe të japim të gjitha shpjegimet  e nevojshme për sqarimin e pozicionit të Shoqërisë «Gener 2» Shp.k. në lidhje me Projektin dhe marrëdhëniet juridike të krijuara për zhvillimin e tij. Ky angazhim i Shoqërisë, bëhet në funksion të sqarimit të redaksise Tuaj, se realisht "Çështja" nuk ekziston.
Ne vlerësojme lirinë e shprehjes dhe të informimit, dhe rolin e Medias në informimin publik, por kjo e drejtë kushtetuese  e çdo qytetari dhe pjesëtari të komunitetit, është njëkohësisht  detyrim  i Mediave, për të pasqyruar të vërtetën  dhe vetëm të vërtetën, dhe jo pseudo çështje, kur nuk ka të tilla.
Fakti qe Zj. Elida Cangonji nuk ka asnjë rol dhe titull juridik në lidhje me Projektin dhe as nuk përfaqëson asnjë nga personat/ palët që kanë kontribuar dhe mundësuar realizimin e këtij Projekti, tregon se në gjenezë të kësaj çështje janë vetëm spekullime dhe trillime, nga të cilat duhet të distancoheni, për të mos u bërë bashkëpunëtorë.
 
TRI PYETJE NGA REDAKSIA E SHQIPTARJA.COM
Duke falenderuar Gener 2 për reagimin, do të donim të sqaronim kompaninë dhe lexuesin tonë se redaksia e Shqiptarja.com i ka bërë të gjitha verifikimet e duhura në shërbim të së vërtetës. Eshtë e vërtetë që zonja Cangonji nuk është as investitore, as pronare, por ajo ka mbajtur prokurën e djalit të saj Ilir Foti, gjë që e tregojnë dhe dokumentat. Zonja Cangonji, dhe ne jemi koshientë që prokuroria e ka mbyllur çështjen për shkak të kalimit të viteve, por kjo prokurori, përmes ekspertit kriminalistik Xhevair Çeloaliaj, vërtetoi se firmat në Kontratën e sipërmarrjes së dorëzuar në Bashki nga ana e Gener 2 ishin të falsifikuara. Dokumentet dëshmojnë dhe ndryshimin e sipërfaqes në pronësi të z. Ilir Foti (i biri i z. Cangonji) nga 430 metra katrorë në kontratën origjinale, në 572 metra katrorë në atë false të dorëzuar në Bashkinë e Tiranës, mbi të cilën është bërë dhe marrja e të drejtës së ndërtimit.
Shqiptarja.com është e hapur të marrë reagimin e shoqërisë Gener 2 dhe të z. Bashkim Ulaj për këto tre momente kritike:
1. Pse u falsifikua firma e znj. Elida Cangonji, z. Mustafa Cangonji dhe z.Ilir Selenica në kontratën të  26.01.2005 ashtu sic e verifikon dhe eksperti kriminalistik?
2. Pse u rrit hapsira e sipërfaqes në pronësi të z. Ilir Foti nga 430 metra katrorë në 572 metra katrorë dhe kjo nuk u përkthye në përfitime për familjen e z. Foti?
3. Në ç’mënyrë hipoteka e Tiranës deklaroi se terreni ku ishte ngritur shtëpia e z. Kolë Kuqali ishte shtetëzuar në vitin 1964 dhe pse më pas Gener 2 dhe ju u tërhoqët nga ky pretendim duke rinjohur kontratën e vitit 2002?

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë