Rekita Lee, një nënë nga Florida është surprizuar nga djali i saj, i cili ishte marins dhe kishte 15 muaj që nuk ishte kthyer në shtëpi.

Tre’Vaughn Lee, mendoi të ia bëjë surprizë kthimin nënës së tij pasi i kishte thënë që do të kthehej vetëm për festat e fundvitit, ndërsa nëna e tij kishte menduar të ia bënte atij surpirzë duke e vizituar atë në Japoni atje ku shërbente djali i saj marins.

Në videon e publikuar nga “Daily Mail” shfaqet momenti kur djali i del përballë nënës së tij, e cila nuk i mban dot lotët e gëzimit dhe të bërtiturat me zë të lartë.

“Mendova se do të pësoi sulm në zemër. Nuk mund të merrja frymë. Nuk u besoja syve që ai është këtu”, deklaroi e ëma e gëzuar.