Reagimi i parë i Eugent Bushpepës: Nuk e përshkruaj dot ndjesinë, faleminderit Shqipëri dhe Europë

Reagimi i parë i Eugent Bushpepës: Nuk e përshkruaj dot ndjesinë, faleminderit Shqipëri dhe Europë

Eugent Bushpepa në Eurovizion 2018

Përfaqësuesi i Shqipërisë  në Eurovizion 2018, Eugent Bushpepa ka shprehur se ndjehet tepër i lumtur për mbështetjen që ka marrë gjatë pjesëmarrjes së tij në një kompeticion kaq të rëndësishëm, nëpërmjet një postimi ne rrjetin social Facebook.

Nuk gjej fjalë që të përshkruaj ndjesinë që kam, për dashurinë, përkrahjen dhe komentet e ngrohta që më keni dhënë! Shumë faleminderit Shqipëri! 
Shumë faleminderit Europë!

Eugent Bushpepa, këngëtari shqiptar në Eurovizion 2018

Kanë qenë të shumta komentet pozitive në llogarinë e tij në Facebook.

Le të kujtojmë që ai u prezantua me kengen “Mall” e cila u prit shumë mirë nga fansat dhe shtetet e tjera të Europes. Ai u rendit ne vendin e 11-të. Fituesja e këtij edicioni te Eurovizion ishte Netta nga Izraeli duke u pasuar nga kengetarja Elleni Foureira ne vendin e dytë.

Ky edicion do te mbahet mend sepse pjesëmarrës ishin tre këngëtar me origjinë shqiptare si Ermal Meta, Elleni Fouriera dhe Eugent Bushpepa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!