Reagimi i qeverisë për kriminalizimin e shpifjes

Partia Demokratike për projektligjin mbi shpifjen:
Partia Demokratike pretendon se projektligji i ri për kriminalizimin e shpifjes, synon të godasë median e lirë si dhe opinionin e çdo qytetari ndaj mazhorancës, duke i ndjekur penalisht këta të fundit.

Për projektligjin mbi shpifjen:
Në të kundërt nga ajo çfarë pretendon Partia Demokratike, ashtu edhe siç Kryeministri ka pohuar, është kërkuar vetëm kriminalizimi me ligj i shpifjes për shkak të detyrës, për çdo rast kur akuzat e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose i një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik. Duke qenë se formulimi i projektligjit linte mesa duket hapësirë për të keqinterpretuar dhe përfshirë edhe median në objektin e vet, projektligji është tërhequr për t’u riformuluar në mënyrë që të mos krijohet asnjë lloj paqartësie. Ndryshe nga si mund të jetë keqinterpretuar, projektligji nuk synonte mbrojtjen e përfaqësuesve të zgjedhur të popullit apo të partive politike parlamentare nga shpifja, por përkundrazi, vendosjen e këtyre të fundit përpara përgjegjësisë ligjore për të provuar me fakte çdo akuzë të ngritur.

Arsyen dhe objektin e kërkesës për të kriminalizuar shpifjen për shkak të detyrës të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, ose partive politike parlamentare, Kryeministri Rama e ka shprehur qartësisht në fjalën e tij në seancën parlamentare të datës 12 shkurt 2015.
Më poshtë, mund të lexoni transkriptin e kësaj fjale:

“Ne do të kërkojmë kriminalizimin një orë e më parë me ligj të shpifjes për shkak të detyrës për çdo rast kur akuzat e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose i një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik.”

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime