Reagojnë drejtuesit
vendorë pas letrës së Kokës
Drejtuesit vendorë kanë reaguar pas letrës së hapur që ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka nisur në drejtim të tyre me paralajmërimet për gjoba dhe masa administrative, nëse nuk respektojnë rregullat për menaxhimin e mbetjeve.
TIRANE- Drejtuesit vendorë kanë reaguar pas letrës së hapur që ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka nisur në drejtim të tyre me paralajmërimet për gjoba dhe masa administrative, nëse nuk respektojnë rregullat për menaxhimin e mbetjeve. Ata kanë kërkuar nga ministri Koka, që të hartojë strategji konkrete në sektorin e menaxhimit të mbetjeve urbane më pare, sesa të kërkohen ndërshkime kolektive dhe mbajtje përgjegjësish. Disa prej këtyre drejtuesve kanë kërkuar nga qeveria, hartimin e landfilleve rajonale, ku të mund të depozitohen mbetjet dhe të ketë një menaxhim më të mirë të mbetjeve urbane.
Edhe pse Elbasani, bën pjesë në listën e zezë të qyteteve, përsa i përket ndotjes mjedisore, drejtuesit e disa komunave sqarojnë se situata aktuale nuk është për shkak të neglizhencës së tyre, por sepse ende nuk ka një plan konkret për menaxhimin e këtyre mbetjeve. Kryetari i Komunës Bradashesh në këtë qytet, Sabri Sallaku, ka shmangur përgjegjësitë për situatën e krijuar me mbetjet në këtë komunë dhe ka kërkuar më shumë fonde dhe një strategji konkrete nga ministri i Mjedisit, përpara se të kërkojnë penalitete për vendorët.
Mungesa e fondeve dhe kostoja e ulët që grumbullohet nga tarifa e taksës mjedisore, është e pamjaftueshme sipas kryekomunarit për përballimin e situatës së menaxhimit të mbetjeve. Qeveria pak kohë më parë ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare dhe ka kërkuar nga të gjithë, bashkëpunimin për përmirsimin e situatës mjedisore. Për këtë arsye pak ditë më parë, ministri i Mjedisit Lefter Koka, duke bërë përgjegjës krerët vendorë për keqmenaxhimin e mbetjeve, ka paralajmëruar ata me masa të forta.
Sipas Kokës, në bashkëpunim me qeverinë do të merren masa për të gjithë ata kryetarë komunash apo bashkish që ndosin mjedisin apo nuk bëjnë një menaxhim të mirë të mbetjeve. Për drejtuesit vendorë, ministri i Mjedisit, u shpreh se do të merren gjoba që do të variojnë nga 50.000-100.000 lekë dhe deri në shkarkime nga detyra në rastet më abuzive.
Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21