SHBA: Dënimi i Tahirit për shpërdorim detyre hap para, por shkurajues përballë akuzave të rënda që kishte /Reagimi

TIRANË - Demonstrim të pavarësisë së gjyqësorit e ka vlerësuar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, vendimin e dhënë dje nga Gjykata për Krime të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në reagimin e parë për një nga gjyqet më të rëndësishme që u ndoq në të gjithë seancat e tij edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane, selia diplomatike në Tiranë, thotë se ky vendim njëherazi tregon se goditjen për personat me lidhje të forta, deri dje të pandëshkueshëm. 

Ambasada e quan një hap të rëndësishëm dënimin e Tahirit për shpërdorim detyre, por thotë se është shkurajues si fakt përballë akuzave të rënda që prokuroria kishte ngritur ndaj tij për trafik droge dhe grup kriminal, të cilat nga gjykata u vlerësuan pa prova. "Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse", thuhet ndër të tjera në reagimin e ambasadës së SHBA.

"Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Gjykata e shpalli të pafajshëm ish-ministrin për të treja akuzat e rënda që kishte ngritur organi i akuzës: "Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Por ish-ministri i Brendshëm u shpall fajtor për shpërdorim detyre

Sipas vendimit, Tahiri u dënua 5 vite burg për shpërdorim detyre, që me gjykimin e shkurtuar ulet me 1/3 dhe shkon në 3.4 vite burg. Edhe këtë masë, Gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove me kushtin që të mos kryejë vepër penale dhe të mos ushtrojë funksione publike për 3 vjet. 

Deklarata ne gjuhen angleze

Yesterday’s verdict against former Minister of Interior Saimir Tahiri demonstrates the growing independence of the judiciary and the beginning of the end of impunity for the well-connected. While Mr. Tahiri’s conviction on abuse of office charges signals an important step forward, the sentencing is discouraging given the seriousness of the charges. Those who abuse the public trust and violate the law should face meaningful consequences. The United States will continue to partner with Albania in support of further progress on justice reform, transparency, and good governance.

Seanca gjyqësore u ndoq nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 21/09/2019 11:28

    Po te ishte ketu ne Los Angeles me keto prova te prokurorise Sajmir Tahiri do ishte I pafajshem ne cdo akuze. Ambasada Amerikane eshte gabim . Gabimi eshte eshte I prokurorise qe nuk din te beje hetime te thella e profesionale

    Përgjigju
  • KIRI: 20/09/2019 22:03

    PROKURORIA eshte ne rregull,,, ka kerkuar 12 vjet burg,,,gjykata nuk eshte fare ne rregull,,,nuk ka asgje per tu habitur,,kur kjo gjykate liroi nga salla e gjyqit arben ndoken per vrasjen e shefit te policise te kombinatit…..

    Përgjigju
  • vera: 20/09/2019 22:00

    I LUTEMI AMERIKES TE RIKTHEJE NE GJYKATE MINISTRIN TAHIRI ME ANE TE SPAKUT,,,,NUK MUND TE NA HEDHE HI SYVE KY FYTYRE-QEN,,GJOJA SE NUK E DINTE SE ME SE MERRESHIN KUSHERINJTE E TIJ,,,PA PUNUAR NJE DITE ASKUND NE PRIVAT APO SHTET,,,JETONIN PER MREKULLI ME 10 APARTAMENTE,,KARBURANT DHE RESTORANT LLUKSOZ ME GRA E FEMIJE,,MUND TE PYESIM TAHIRIN NGA I NXIRRNIN LEKET PER TE JETUAR HABILAJT APO I BININ NGA QIELLI,,,LEGEN BURRE,,KY SHEMTARAQ DUHEJ DENUAR 18 VJET BURG JO 12....//

    Përgjigju
    • Çimka: 21/09/2019 14:13

      Vetem shemtaraq nuk eshte po bukuroshi. Pse sdenojn Salen e Lulushin qe kane vrare dhe vjedhur

  • Pyka: 20/09/2019 21:15

    Qesharake!Shperdorim detyre!?Aty ne vendin tim ,sherdorim detyre eshte gjithe andej!Ne legalzim,hipoteke,urbanistike,prokurori,gjykate,policia mbushur me spiunat e kriminelave,dhe s'kemi pare njeri te denohet!Po ata qe vjedhin diten per diell...a po harrova...ai qe vodhi lopen nuk ka faj...

    Përgjigju
  • prec zogaj: 20/09/2019 21:10

    GJYKATES LESHI,,,KETA GJYQTARE NUK DUHET TA KALOJNE VETINGUN,,,,TE SHKARKOHEN MENJEHERE NGA SISTEMI I DREJTESISE..////

    Përgjigju
  • emigranti: 20/09/2019 18:27

    Jam pro Amerikan edhe me i madh nga ata qe kane shkruar kete vendim ne emer te ambasades Amerikane por kjo deklarate per shtyp nga ana e ambasades eshte nje turp i vertete.Kishit investuar kaq shume per te denuar SAIMIR TAIRIN me burg me akuza shume te renda dhe te pa provuara per asnje sekonde me prova te verteta.Ky proces gjyqesor eshte shembulli i vertete dhe me i turpeshem qe te nxjerr te pafajshem per ato qe te akuzon prokuroria se bashku me ambasaden amerikane dhe te fajshem per ate qe nuk te akuzon dhe nuk eshte konpetence e krimeve te renda.Per te paren here degjoj te denohesh per ate qe nuk akuzohesh dhe te marresh pafajesi per ate qe akuzohesh.Me kete vendim te gjykates kupton ne mes rreshtave se TAHIRI nuk shperdoroj detyren por se u kerkohet nga ambasada amerikane dhe beri gabimin e madh qe sulmoj folene e grerezezave ne LAZARAT dhe u shkaterroj industrine disa miliardeshe te hashashit qe ishte themeluar me dijenine dhe mbrojtjen e drejteperdrejte te Sali Berishes dhe PD por edhe te forcave te jashtme antishqiptare.Ne kete perfundim logjik del po te shikosh se ne 2016 hashashi morri dhene.Krimi i organizuar qe morri goditje te rende ne Lazarat per shume vite ushtronte aktivitetin pa asnje shqetesim nga qeveria e PD u hodh ne sulm dhe aktivitetin e mbjelljes se hashashit e perhapi ne gjithe Shqiperine.Me nje gure vrasin dy zigj, risin dhe shperndajne prodhimin ne te gjithe territorin e vendit dhe e dyta akuzojne PS se eshte e lidhur me drogen dhe krimin e organizuar.Po te shikosh hartat e kultivimit te hashashit kupton menjehere se aktiviteti pas Lazaratit filloj ne territoret ku PD kishte mbeshtetesit e saj.Do te thoni ju se ambasada amerikane nuk i di keto,i dine o i dine vecse interesat jane me te medha nga c'fare mendojme ne.Deshiroj ta mbyll komentin duke nenvijezuar perse u nxitua ambasada amerikane te bente kete deklarate, mos valle kane frike se ne shkallen e dyte do te rrezohet edhe akuza e re e shperdorimit te detyres, dhe me nje fare menyre duhen paralajmeruar gjyqtaret e shkalles se dyte?

    Përgjigju
    • Populli: 20/09/2019 19:59

      Vallai skisha pare koment me palidhje se ky i joti. Po kur u mor Lazarati aty i kishin kapot, pse nuk i arrestuan e para kjo. E dyta, po mire vertet mendon se u mboll vetem veriu i shqiperise me droge o zoteri. Duke filluar nga Elbasani qe dihet kush e ka patur per tre mandate qe u be baze kokaine e te vazhdoje me Tepelenen, Vloren e gjithe jugun jo eshte mbjellur po vazhdon ende sot. Ta dish mire qe ska ndaluar mbjellja, vetem se tani behet ne magazina dhe jo hapur. Po kur merr vesh ti, me aq sa punon ne ndonje vend te humbur te greqise apo italise ske kohe te lexosh e te informohesh. Te ka ngelur ora tek fajin e ka saliu si Lideri juaj Botetor qe e ndriti kudo. Ah meqe ra fjala, eshte 2019, 21 shtatora dhe ka 24 ore Tirana qe eshte trecerek territor e gjitha pa uje. Dhe per kete fajin e ka saliu apo jo....

  • Giotina: 20/09/2019 18:10

    Se esht akuzuar nuk do te thot qe je fajtor. Sa jan ekzekutuar ne Amerik dhe kan dal pas 30 vjetesh qe kan qen te pafajshem vetem se i kan ber gjyq gazetat. Gjyqtaret vetem nga presioni jan detyruar te japin te tilla vendime. Apo jan mesuar duke then vetem "me fal". Po paten prova me te forta mund ti paraqesin ne prokurori dhe tja bejn gjyqin taman.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen