Vendimi për ish-ministrin Tahiri, Ambasada e Britanisë: Sistemi gjyqësor po rritet me pjekuri, Reforma Gjyqësore të çohet në fund

Vendimi për ish-ministrin Tahiri, Ambasada e Britanisë: Sistemi gjyqësor po rritet me pjekuri, Reforma Gjyqësore të çohet në fund

Pas reagimit nga Ambasada Amerikane, në lidhje me dënimin për ish-ministrin që u dha ditën e djeshme nga Krimet e Rënda për ish  ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur edhe një reagim nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë.

Me anë të një reagimi ambasadori britanik, Duncan Norman e ka cilësuar këtë aktgjykimi si një rritje me pjekuri për sistemin ligjor në Shqipëri. Por edhe në reagimin e Ambasadës Britanike ka një 'Por',  ku thuhet se ishte një dështim për ta dënuar kundër akuzave të tjera që sipas tyre janë më serioze.

Sipas Ambasadës Britanike në lidhje me këtë vendim shtrohet pyetja dhe rëndësia për të çuar deri në Fund Reformën në Sistemin Gjyqësor.

"Aktgjykimi për Saimir Tahiri tregon se sistemi ligjor i Shqipërisë po rritet në pjekuri. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore ”, -thuhet në reagimin e ambasadës.

Sipas vendimit, Tahiri u dënua 5 vite burg për shpërdorim detyre, që me gjykimin e shkurtuar ulet me 1/3 dhe shkon në 3.4 vite burg. Edhe këtë masë, Gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove me kushtin që të mos kryejë vepër penale dhe të mos ushtrojë funksione publike për 3 vjet. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!