Reagon "Bankers Petroleum": 
Jemi për bashkëpunim me qeverinë

Reagon Jemi për bashkëpunim me qeverinë">
Bankers Petrolieum ka reaguar ndaj situatës së krijuar me qeverinë shqiptare, duke theksuar se ajo është e gatshme që të bashkëpunojë me qeverinë, sakohë që ajo operon në tregun vendas prej më shumë se 11 vitesh.

Në një letër të hapur, Presidenti i Bankers David French thekson se ekziston një mosmarrëveshje për shpenzimet e vitit 2011, gjë për të cilën mund të përfshihet edhe një kompani e specializuar ndërkombëtare, çka do të thotë se ky proces do të lejojë që të dëgjohen shqetësimet e të dyja palëve para se të merret një vendim.

Ai, zgjidhjen e mosmarrëveshjes në të mirë të kompanisë dhe qeverisë e konsideron si një e mirë për vendin, ndërkohë që shton se kompania është në një situatë të vështirë sakohë që i janë bllokuar të gjitha kontot bankare.

Bankers ka shtuar se, nëse Qeveria lejon Drejtorinë e Tatimeve që kompania të ketë akses në llogaritë bankare, Bankers do të vazhdojë të bashkëpunojmë në të gjithë procesin e ndërmjetësimit dhe të punojë me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje.

David French thekson se prej 11 vitesh është shtuar prodhimi i naftës në 1 milion ton naftë ndërkohë që ka investuar më shumë se 2.5 miliardë dollarë në Shqipëri.
 
Ja letra e plotë
Letër e hapur nga President dhe CEO i Bankers Petroleum Ltd, David French

Për më shumë se njëmbëdhjetë vjet, Bankers Petroleum ka punuar shumë në operimin e fushësmë të madhe të naftës të Shqipërisë dhe ka ringjallur në mënyrë aktive industrinë e naftës dhe gazit shqiptar.

Së bashku, kompania jonë, Qeveria e Shqipërisë dhe vendi kanë përfituar reciprokisht nga aftësitë tona për të sjellë ekspertizën dhe teknologjinë perëndimore në rizhvillimin e fushës së naftës së Patos-Marinzës.

Ne jemi krenarë që së bashku e kemi rritur prodhimin nga 40.000 ton naftë në vit në mbi 1 milion ton naftë në vit, niveli më i lartë se kurrë më pare në historinë mbi 85-vjeçare të fushës së naftës. Ne kemi kontribuar me më shumë se 550 milionë dollarë taksa në Qeverinë e Shqipërisë në pagesa për rentën minerare dhe taksa të tjera. Ne kemi investuar më shumë se 2.5 miliardë dollarë në Shqipëri, duke riinvestuar vazhdimisht të gjitha të ardhurat përsëri në vend nëpërmjet zhvillimit të ri të fushës së naftës. Me punonjësit tanë dhe të punësuarit e nënkontraktorëve tanë, ne jemi krenarë që ofrojmë një të ardhme të sigurt dhe punë dinjitoze për më shumë se 1,500 shqiptarë dhe familjet e tyre.

Siç jeni në dijeni, ka pasur raportime në media mbi një mosmarrëveshje mbi shpenzimet gjatë vitit 2011 mbi të cilat përllogaritet edhe tatim fitimi. Gjatë vitit 2011 Bankers ka paguar 69 milionë dollarë taksa minerare dhe taksa të tjera.Ky vlerësim mbi tatim fitimin do të jetë mbi këtë shumë. Ne besojmë se të gjitha shpenzimet tona janë shpenzime të nevojshme për të mbështetur operacionet tona tëvazhdueshme në fushën e naftës, por megjithatë kjo lloj mosmarrëveshje tregtare ndjek një procedure normale dhe të dakordësuar më pare mbi mënyrën e zgjidhjes, që përfshin një pale të tretë audituese ndërkombëtare dhe, nëse është e nevojshme një organ të pavarur ligjor ndërkombëtar. Ky proces do të lejojë që të dëgjohen shqetësimet e të dyja palëve para se të merret një vendim.

Bankers beson se është në interesin më të mirë të kompanisë dhe vendit për të arritur një zgjidhje të përbashkët.

Sfida e tanishme me të cilën ne po përballemi është bllokimi i llogarive tona bankare shqiptare nga Drejtoria e Tatimeve në një përpjekje për të mbledhur vlerësimin mbi tatim fitimin për vitin 2011, ndërsa diskutimet ende vazhdojnë. Është interesi më i madh dhe i sinqertë i Bankers që të vazhdojë të operojë normalisht në fushën e naftës.

Pamundësia për të përdorur këto llogari bankare e bën të pamundur këtë, sepse ne nuk jemi në gjendje të paguajmë rentën minerare ose tëpaguajmë nënkontraktorët tanë.Nëse Qeveria lejon Drejtorinë e Tatimeve që të na jape akses nëllogaritë tona bankers në ditët e ardhshme, ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të gjithë procesin e ndërmjetësimit dhe të punojmë me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje. Ne mbetemi me shpresë se kjo do të jetë ecuria.

Ju lutem pranoni mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë bashkëpunimin e madh dhe partneritetin që kemi ndërtuar së bashku gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit. Është shpresa ime më e madhe që ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këto marrëdhënie edhe suksesin që kemi arritur së bashku.
 
Redaksia online
(F.T/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës