TIRANË - Pas deklaratës së Ramës se në 300 ditë janë bërë më tepër legalizime se sa në kohën e qeverisë Berisha, ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë Tiranë e cila e shprehet se paaftësia dhe mashtrimi janë dy bashkudhëtarë të pandarë të kryeministrit.
Sipas Bashkisë në 300 ditë nuk ka asnjë bilanc, vetëm mashtrime dhe bllokime. “Rama bllokoi çdo shërbim për qytetarët e Tiranës, që nga varrezat, strehimi, investime në shkolla, kopshte, çerdhe e rrugë. Bllokoi investimin më të rëndësishëm të Tiranës, bulevardin e ri, projektin e tramit dhe terminalin”-thuhet në reagimin e Bashkisë.
Bashkia e Tiranës ka shtuar më tej se ka pajisur me leje përdorimi 200 objekte për të cilat Rama heshti për 11 vite dhe se iu ka mundësuar më shumë se 60 mijë qytetarëve të Tiranës të kenë tapinë e shtëpisë së tyre.
Reagimi i plotë i Bashkisë Tiranë pas deklaratës së Ramës për Legalizimet.
Paaftësia dhe mashtrimi janë dy bashkudhëtarë të pandarë të Edi Ramës. I dëshpëruar nga bilanci zero në krye të 300 ditëve, Rama iu rikthye të vetmes dajre të vjetër që di t’i bjerë. Me sulmet dhe përbaltjet ndaj Bashkisë së Tiranës, mendon se do ta shesë prapë “sapunin për djathë”.
Në 300 ditë asnjë bilanc, vetëm mashtrime dhe bllokime. Rama bllokoi çdo shërbim për qytetarët e Tiranës, që nga varrezat, strehimi, investime në shkolla, kopshte, çerdhe e rrugë. Bllokoi investimin më të rëndësishëm të Tiranës, bulevardin e ri, projektin e tramit dhe terminalin.
Me “diarrenë” e sotme verbale nuk mbulon dot të vërtetën se nuk ka legalizim falas.
Bashkia e Tiranës ka pajisur me leje përdorimi 200 objekte për të cilat Rama heshti 11 vjet, dhe iu ka mundësuar më shumë se 60 mijë qytetarëve të Tiranës të kenë tapinë e shtëpisë së tyre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com