Bashkia e Tiranës ka reaguar pas protestës së sotme të banorëve pranë ish stacionit të Trenit, shtëpitë e të cilëve planifikohen të prishen për shkak të ndërtimit të bulevardit të ri.
Me anë të njhë deklarate për mediat, Bashkia Tiranë njofton se dëmshpërblimet për banorët mund të bëhet vetëm sipas ligjit aktual. Vendimi për dëmshpërlimet e këtyre banorëve parashikohet nga një VKM e “Qeverisë Berisha”, që daton në vitin 2013. Bashkia spjegon se nuk është përgjegjëse për vlerën e dëmshpërblimit, por vetëm për procesin.
Bashkia ka bërë publike edhe listën e pronareve që do të dëmshperblehen.

Deklarata e plotë e Bashkisë Tiranë
Duke marrë shkas nga protesta e ditëve të fundit të banorëve që preken nga shpronësimi për zhvillimin e projektit të Bulevardit të Ri, Bashkia e Tiranës dëshiron të informojë opinionin publik se ka zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e këtyre familjeve, për t’u dhënë zgjidhje shqetësimeve të tyre.
Bashkia e Tiranës është e gatshme të ndihmojë të gjitha familjet në fjalë dhe të ofrojë zgjidhje brenda hapësirave ligjore, por nga ana tjetër bëjmë me dije se shpronësimi për interes publik, të pronarëve dhe poseduesve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës”, është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 752, datë 5.9.2013.
Referuar këtij vendimi, Bashkia e Tiranës është përcaktuar që të shpërndajë dëmshpërblimet për pronarët dhe poseduesit e pasurive të paluajtshme, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelat bashkëlidhur VKM-së dhe që janë pjesë përbërëse të këtij vendimi.
Roli i Bashkisë së Tiranës në këtë proces është të dëmshpërblejë familjet sipas tabelës shoqëruese të VKM nr. 752, datë 5.9.2013, dhe nuk ka asnjë funksion në përcaktimin e çmimit të shpronësimeve.
Bashkia e Tiranës mbetet e hapur të komunikojë me përfaqësuesit e familjeve të prekura nga shpronësimet për alternativën e propozuar prej saj, duke ofruar si zgjidhje për strehimin e familjeve e shpronësuara banesa sociale ose bonus qeraje.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com