Reagon Berisha: Rama i urren
diplomatët për arritjet e tyre

Reagon Berisha: Rama i urren<br />diplomatët për arritjet e tyre
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar sot përmes rrjetit social “Facebook” pas deklaratave kritike të Kryeministrit Rama ndaj ambasadorëve të vendit për kohën kur ai qeveriste.
 
“Rama urren këta diplomate dhe me gjuhen e dajos së tij i quan dhe "hajvanë" sepse ata kanë luajtur rol të pazevendesueshem në firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, në anëtarësimin e vendit në NATO, në heqjen e vizave, në rekomandimin dhe marrjen e statusit të vendit kandidat” – shkruan Berisha.
 
Për ish-kryeministrin Berisha mes atyre diplomatëve që ofendoi Rama, natyrisht ka prej tyre që kanë të meta dhe dobësi, por sipas tij midis tyre nuk ka vrasës, përdhunues apo trafikante si në kupolën e PS
 
Fjalën e Ramës për ambasadorët, Berisha e cilëson si gjuhën e urrejtjes dhe si mashtrime të një ordineri.
 
“Me tone përçmuese, shpifi dhe trilloi për diplomacinë shqiptare, e cila pavarësisht nga problemet dhe mangësitë, e udhëhequr nga interesi kombëtar dhe integrimi i vendit ka përmbushur me përgjegjësi të lartë misionin e saj.”- shkruan më tej Berisha.
 
Berisha ka cilësuar gjithashtu si mashtrim edhe fjalën e Ramës kur në lidhje për zbatimin e protokollit për kryetarin e opozitës. Sipas ish-kryeministrit, prej shtatë vitesh kreu i opozitës  me vendim të Këshillit të Ministrave, është trajtuar si një ministër, madje me mbrojtje personale dhe të banesës dhe protokoll të njëjtë në lëvizjet jashtë vendit.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë