Reagon Crown Agents: Basha të
tërheqë akuzat, ose betejë ligjore

Reagon Crown Agents: Basha të<br />tërheqë akuzat, ose betejë ligjore
Kompania Crown Agents ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike e cila e akuzoi për përfshirje të saj në akte korruptive në dogana, duke thënë se nuk ka ndërmend të përfshihet në debate politike. Një ditë më parë këtyre akuzave iu përgjigj edhe ambasada angleze, e cila kërkoi faktimin e akuzave ose tërheqjen e menjëhershme.

“Ai duhet të japë llogari e do të japë llogari deri në fund për ketë katandisje të doganave dhe tatime shqiptare si nyje kontrabande dhe hajdutërie. Kontrata me “Croën agents” duhet të ndërpritet. Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më asnjë qindarkë për këtë kompani të lobuar nga kryeministri. Mjaft kanë paguar dhe kot kanë paguar. Zoti Rama e ka bërë zakon t’i paraqesë me ngjyra të bukura zullumet e tij, sikur po sjell risi, por kur zullumet plasin dhe qelbin vendin, siç është kjo e doganave dhe e “Croën Agent’s”, hiqet dorëjashtë, bën të paditurin, sikur nuk ka qenë ai autori, por ndonjë tjetër. Madje për tu dukur sikur nuk e ka fare mendjen projekton një zullum të ri duke shkuar me mendimin se një zullum mund të mbulohet nga një tjetër”. 

Kjo deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha solli të premten reagimin e ambasadorit britanik në vendin tonë Nikolas Cannon i cili kërkoi që akuzat e hedhura ndaj kompanisë Crown Agent për korrupsion të faktohen dhe t’i dërgohen autoriteteve kompetente, në të kundërt, - tha Cannon deklarata të tilla duhet të tërhiqen.
 
Por vetë Crown Agents nuk ka ndërmend të përfshihet në një debat politik për punën që ka bërë në Shqipëri. Në reagimin zyrtar të kompanisë thuhet se askush nuk ka paraqitur asnjë provë mbi hamendësimet për korrupsion në zbatimin e kontratës me qeverinë shqiptare.

“Crown Agents nuk ka ndërmend të përfshihet në një debat politik mbi llojin e punës që kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë në Shqipëri. Sigurisht që i mirëpresim këshillat dhe sugjerimet konstruktive mbi mënyrat se si puna jonë mund të përmirësohet dhe njëkohësisht mbetemi gjithnjë të hapur për t’i diskutuar këto çështje me këdo. Ne i refuzojmë krejtësisht akuzat dhe hamendësimet shfipëse të bëra së fundmi nga disa politikanë dhe analistë, për sa i përket ekzistencës të qoftë edhe një elementi të vetëm korrupsioni në procesin e marrjes dhe zbatimit të kontratës tonë. Këta individë nuk kanë paraqitur asnjë provë të vetme në mbështetje të këtij pretendimi dhe as që do të kenë mundësinë ta bëjnë diçka të tillë sepse pretendimet e tyre janë plotësisht të pavërteta. Për këtë arsye u kërkojmë këtyre personave, me gjithë respektin, që t’i tërheqin akuzat e bëra. 

Crown Agents paralajmëron beteja të mëtejshme ligjore për akuzat e ngritura ndaj saj.

Croën Agents punon mbi bazën e standardeve më të larta të ndershmërisë dhe integritetit dhe çdo akuzë për korrupsion merret shumë seriozisht nga ne. Njëkohësisht, ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme e të duhura për të mbrojtur dhe ruajtur reputacionin tonë ndërkohë që përballemi me akuza të pabaza. 

Crown Agent u kontraktua nga qeveria shqiptare për asistencë në dogana në mbledhjen e të ardhurave në dogana.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer