“Ne e konsiderojmë shpifje të ulët pretendimin e Luan Ramës, sipas të cilit në bashkinë e Vorës janë bërë trasferime të zgjedhësve për qëllime elektorale. Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë është i lirë të jetojë dhe të punojë, kudo ku ai plotëson dokumentacionin përkatës ligjor dhe në përputhje me procedurën e kërkuar nga ligji. Konfirmojmë me përgjegjësi të plotë se, asnjë zgjedhës nuk është transferuar në bashkinë tonë në kundërshtim me procedurat ligjore dhe se gjithçka është trajtuar në përputhje me vullnetin e lirë të qytetarëve dhe të normave ligjore në fuqi”- thuhet në njoftim
Në njoftimin e shtabit theksohet gjithashtu qëndrimin e kandidatit Ismaili lidhur me bllokimin e aktivitetin e firmës së miellit dhe se denoncojnë ndërhyrjen brutale të policisë për të bllokuar aktivitetin normal të një biznesi, i cili është në përputhje të plotë me të gjitha ligjet dhe standardet e një vendi demokratik- thuhet në njoftim
“Ndërkohë, e konsiderojmë si sulm të ulët që i bëhet fushatës sonë qytetare dhe një biznesi të ndershëm, pretendimet se kompania private e kandidatit Fiqiri Ismaili, po shpërndan miell për qëllime elektorale”. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj deklarate jemi këtu për të denoncuar ndërhyrjen brutale të Policisë së Shtetit për të bllokuar aktivitetin normal të një biznesi, i cili është në përputhje të plotë me të gjitha ligjet dhe standardet e një vendi demokratik. Për çdo fjalë të deklaratës së mësipërme jemi të gatshëm të vemë në dispozicion të shtypit dhe organeve kompetente të gjithë dokumentacionin që fakton se ndalimi i furgonëve të kompanisë private ka qenë një veprim tërësisht brutal dhe arbitrar, për të cilën është informuar edhe misionin e OSBE-ODHIR-it në Shqipëri".- përfundon njoftimi
Kujtojmë se transferimet e zgjedhësve në bashkinë e Vorës të denoncuara nga sekretari i LSI Luan Rama pak ditë më parë kanë qënë objekt debatesh të ashpra sot në kuvend duke mos përjashtuar dhe bllokimin e fabrikës së miellit të kandidatit Ismaili.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)