TIRANE - Pas letrës publike, që ministri Tahiri i ka dërgur kreut të shtetit Nishani dhe ministrit Ylli Manjani, ku i kërkon të verifikojnë punën e gjyqtarit Laurent Fuçia, ka reaguar vetë gjyqtari i Vlorës. Në një bisedë telefonike me gazetarin e “Shqiptarja.com”, Fuçia është shprehur se lirimin e të arrestuarit për armëmbajtje pa leje e kishte të argumentuar në vendimin gjyqësor, duke i rikujtuar ministrit Tahiri që të lexojë mirë argumentet e vendimit.
Fuçia nuk kërkon të përplaset në deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme, por thotë se rastin do e ndjekë institucionalisht.
“Nuk kam pse ti kundërvihem letrës së Tahirit, kjo ka ndodhur dhe me gjyqtarë të tjerë. Unë argumentat e lirimit të shtetasit të ndaluar nga policia i kam sqaruar në vendim dhe i qëndroj atij vendimi deri në fund. Personalisht për këtë rast do ndjek rrugën institucionale dhe ligjore”-ka pohuar për “Shqiptarja.com” gjyqtari i Vlorës Laurent Fuçia.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com