TIRANË – Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka reaguar sot pas lajmit të publikuar nga “Shqiptarja.com” dhe tv “A1Report!” se “asnjë litër naftë e ushtrisë nuk është përdorur për fushatën e Partisë Demokratike.”
 
“Shqiptarja.com” është hapur sot me artikullin Rama: Imami në Prokurori, shpërdoroi 2 milionë USD”, ç’ka ka nxitur ish-ministrin të mbrojë vetveten.
 
Me anë të një e-maili, Imami shprehet:
 
“Puna e shkëlqyer për emergjencat komunitare në kushtet e ngushtimit të buxhetit tregon efikasitetin dhe integritetin në përdorimin e parasë publike nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.
 
Z.Rama ia serviri këtë shpifje në një darkë të pamediatizuar, grupit të të pakënaqurve të Partisë Socialiste.
 
Paaftësia e tij e paralajmëruar për t’u marrë me problemet reale të vendit e çon në fabrikimin e sulmeve dhe shpifjeve, »- nënvizon Imami.
 
Sipas tij, këto akuza ndaj tij janë «sulme personale e janë në vijim të shpifjeve për pronat, shitjen e armëve e të tjera».
 
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)