TIRANE - Operatori fiks më i madh në Shqipëri Albtelekom nuk do të shitet. Është ky reagimi zyrtar i kompanisë turke që vjen në përgjigje të zërave të publikuar në disa faqe interneti se “Çalik Holding po u shet ALBtelecom-in grekëve”.
 
Sipas Albtelekom, kompania po vijon strategjinë e zgjerimit dhe të rritjes në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit.
 
Njoftim zyrtar për Mediat nga Albtelekom

Dje dhe sot, lajmi i botuar në disa faqe interneti se “Çalik Holding po u shet ALBtelecom-in grekëve” nuk paraqet të vërtetën.
 
Operatori fiks më i madh i Shqipërisë, ALBtelecom, me performancën e lartë dhe në mënyrë konstante vijon të rritet duke ofruar shërbimet më të mira për qytetarët e Shqipërisë. Kompania,  kohët e fundit bëri lançimin e shërbimit më të ri IPTV (ALBtv) dhe ka marrë dy licenca për ofrimin e shërbimeve 4G, duke vijuar fuqishëm investimet e planifikuara në këtë drejtim.
 
Siç duket qartë, ashtu siç nuk ekziston asnjë vendim lidhur me shitjen e ALBtelecom, kompania jonë po vijon strategjinë e zgjerimit dhe rritjes në Shqipëri dhe vende të tjerë të Ballkanit.
 
E bëjmë këtë deklaratë me qëllim mirë-informimin e publikut shqiptar dhe atij rajonal.

 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)