TIRANË – Kompanitë e kontraktuara për mbledhjen e borxheve nga debitorët e CEZ kanë reaguar pas publikimit të vendimit nga Shqiptarja.com. Në një deklaratë zyrtare, administratori i shoqërisë CE2 Dept Management Sh.p.k., Endrit Alikaj sqaron se procesi i mbledhjes së borxheve kryhet nga vetë CEZ Albania me anë të kontratave të nënshkruara nga vetë CEZ me shoqëri të përzgjedhura prej saj.
“Pra, nuk ekziston asnjë rregullim ligjor, që kërkon aprovimin e nënshkrimit të ketyre kontratave me akte të veçanta nënligjore
Shoqëria CE2 Dept Management Sh.p.k. dhe CE2 Dept Collection Sh.p.k. nuk kanë asnjë lidhje direkte apo indirekte me marrëveshje qeveritare në kuadër të mbledhjes së borxheve nga konsumatorët Shqiptarë”, thuhet në deklaratë.
Sipas drejtuesve të shoqërisë, përzgjedhja e shoqërive për kryerjen e shërbimit të mbledhjes së borxheve nga ana e CEZ
Albania nuk është objekt i asnjë procedure gare në bazë të ndonjë ligji apo akti nënligjor të përcaktuar.
“Por, është rezultat i një procedure vlerësimi ofertash, konform rregullores së Cez, ashtu si dhe kompani të tjera private shqiptare që aktualisht jane nënkontraktuar nga CEZ”, përfundon deklarata e CE2 Dept Management.

(aq/shqiptarja.com)